Lamallari i përgjigjet Kikisë: Janë dhunuar efektivët, policët kanë vepruar sipas ligjit
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari i është përgjigjur...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari i është përgjigjur...

Shqipëria la pas një vit shumë të rëndësishëm në historinë e saj sportive, i cili u kurorëzua me kualifikimin për herë të parë në “Play Off” të Kupës së Botës.
Një arritje që vjen pas një rruge jo të lehtë, sidomos në fillim të vitit, kur Kombëtarja vinte nga paraqitje zhgënjyese në Ligën e Kombeve dhe pritshmëritë ishin të ulëta për shkak edhe të shortit të vështirë.
Rrugëtimi i kuqezinjve nisi me një transfertë të vështirë në “Uembli” ndaj Anglisë. Shqipëria u mund, por zhvilloi një paraqitje të mirë përballë një kundërshtari superior.
Në ndeshjen e dytë, Kombëtarja bëri detyrën në Tiranë duke mundur Andorrën me rezultatin 3-0. Gjatë gjithë fushatës, Anglia mbeti e vetmja skuadër që arriti ta mposhtë Shqipërinë, si në ndeshjen e parë, ashtu edhe në atë të fundit, e cila u zhvillua pa shumë peshë në renditje, pasi objektivat ishin arritur.
Një nga momentet kyçe të kualifikueseve ishte përballja me Serbinë.
Pas barazimit në Tiranë dhe penalltisë së humbur nga Rei Manaj, që u diskutua gjatë, Shqipëria arriti një fitore historike në transfertë, në Leskovc. Goli i Manajt në fundin e pjesës së parë i dha Shqipërisë tre pikë shumë të rëndësishme, që ndryshuan rrjedhën e grupit dhe e vendosën fatin e kualifikimit në duart e vetë skuadrës.
Ajo fitore shënoi edhe triumfin e parë sportiv të Shqipërisë ndaj Serbisë në fushën e lojës.
Kualifikimi u vulos përfundimisht në Andorra, ku Shqipëria fitoi me rezultatin 0-1 falë golit të Kristjan Asllanit. Në të njëjtën kohë, humbja e Serbisë ndaj Anglisë në Londër bëri që Shqipëria të siguronte matematikisht vendin e dytë në grup, duke u kualifikuar për herë të parë në “Play Off” të Kupës së Botës, me 14 pikë të grumbulluara.
Viti 2025 u mbyll me vetëm dy humbje për Kombëtaren, të dyja ndaj Anglisë. Shqipëria regjistroi edhe një seri rekord prej pesë fitoresh radhazi, diçka që nuk ishte arritur kurrë më parë. Në aspektin individual, Elseid Hysaj u bë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Kombëtares, duke kaluar rekordin e Lorik Canës dhe duke e mbyllur vitin me 96 ndeshje me fanellën kuqezi.
Rezultatet pozitive u reflektuan edhe në renditjen e FIFA-s, ku Shqipëria pati luhatje gjatë vitit, por e mbylli 2025-ën në vendin e 63-të. Në fund të vitit, Federata vendosi të rinovojë kontratën e trajnerit Silvinjo deri në përfundimin e ndeshjeve të “Play Off”-it, me mundësi vazhdimi në rast kualifikimi. Shqipëria hyn kështu në muajt vendimtarë të marsit, me synimin për të hedhur hapin më të madh në historinë e saj futbollistike.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Klisman Cake është pranë ...
Finalja e Superkupës së Shqipërisë mbylli vitin futbollist...
Viti kalendarik 2025 në Serinë A është mbyllur dhe bilanci...
Serie A po përjeton një nga sezonet më të balancuara të vi...
Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit sllov...
Alen Sherri është rikthyer te Cagliari, duke ndërprerë par...
Sulmuesi Judah Garcia ka njoftuar zyrtarisht largimin nga ...
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në prag ...
Armando Broja shkaktoi shqetësim në minutën e 89-të të nde...
Viti 2026 konsiderohet një periudhë me peshë të veçantë pë...
Serie A pritet t’i japë fund përdorimit të topit të kuq, n...
Christopher Nkunku mund të largohet nga Milani vetëm pak k...
Merkatoja e dimrit mund t’i sjellë Juventusit një përforci...
Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar gjithashtu kal...
Futbolli shqiptar rikthehet më 10 janar me ndeshjet e fazë...
Kazuyoshi Miura ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të ndalë ...
Partizani fitoi ndeshjen miqësore ndaj Laçit me rezultatin...
Tirana ka njoftuar nëntë largime nga ekipi. Eksodi te bard...
Java e 17-të e Serie A u mbyll me fitoren 3-1 të Romës nda...
Gjatë ndeshjes së fundit të Superiores mes Bylisit dhe Vor...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...