web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Sulmuesi i Shqipërisë ndëshkohet me karton të kuq para grumbullimit me kuqezinjtë

5 Tetor 2024, 14:01, Sport CNA

VIDEO/ Sulmuesi i Shqipërisë ndëshkohet me karton të kuq

Taulant Seferi ishte kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për Bodrumspor në Turqi, por këtë të shtunë u bë protagonist për keq.

Në sfidën që po luhet në transfertë ndaj Kasimpasa, Seferi la skuadrën e tij me 10 lojtarë në fundin e pjesës së parë, duke u ndëshkuar me të kuq, pas dy të verdhëve.  

Për herë të parë u ndëshkua në minutën e 22-të të sfidës, ndërsa kartonin e dytë të verdhë e mori në minutën e 45+4 të pjesës së parë, pas një ndërhyrje të patolerueshme ndaj kundërshtarit.

 

Seferi është pjesë e listës së Shqipërisë për dy sfidat e Ligës së Kombeve, që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Çekisë më 11 tetor në orën 20:45 dhe ndaj Gjeorgjisë 3 ditë më vonë në orën 18:00.





Lajmet e fundit nga