web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Egnatia me mungesa, Tetova: Do të jetë ndeshje e bukur ndaj Skënderbeut

4 Tetor 2024, 15:44, Sport CNA

Egnatia me mungesa, Tetova: Do të jetë ndeshje e bukur ndaj

Egnatia kërkon të rikthehet te fitorja, e cila mungon prej dy ndeshjesh në kampin rrogozhinas. Edhe në këtë përballje, kampionët në fuqi, do të jenë me mungesa.

Kjo u konfirmua nga trajneri Edlir Tetova, në konferencën për shtyp, në prag të takimit që do të luhet në Korçë.

"Lamë pas një javë me shumë dëmtime. Është rikthyer Dylisse, por na mungon Ahmetaj në mesfushë dhe prapë jemi me 3 mungesa. Megjithatë lojtarët që kanë zënë vendet e tyre, janë të gatshëm për të bërë më të mirën.

Luhatjet janë normale, për shkak të organikës. Nga janari i vitit të kaluar, deri tani janë shumë ndryshime. Prurjet janë efektive, por mendoj se do të vijnë në formën që duhet, sepse kampionati është i gjatë.” 

Trajneri i Egnatias, deklaroi se ndaj Skënderbeut do të jetë një ndeshje e vështirë, por edhe bukur, për shkak të lojës së korçarëve.

"Mendoj se kampionati i kaluar i përket së shkuarës. Na pret një ndeshje e vështirë, por edhe e bukur, sepse Skënderbeu është një skuadër që të lejon të luash futboll.

Humbja me Partizanin? Ishte vetëm një ndeshje, janë edhe tri të tjera për t'u luajtur. Sigurisht e kemi analizuar ndeshjen për të nxjerrë gabimet, por siç e thashë, ndikuan mungesat."

Ndeshja mes Egnatias dhe Skënderbeut, është planifikuar të luhet këtë të shtunë në Korçë, duke nisur nga ora 19:00.  





Lajmet e fundit nga