web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Triumf me “poker”, Brazili bën detyrën ndaj Perusë

16 Tetor 2024, 08:52, Sport CNA
VIDEO/ Triumf me “poker”, Brazili bën detyrën ndaj
Brazili, Burimi: Flashscore

Brazili bën detyrën ndaj Perusë në takimin e dhjetë të kualifikueseve të Botërorit për Amerikën e Jugut.

Ekipi brazilian fitoi me rezultatin e pastër 4-0 në shtëpi, në një sfidë që u zhbllokua në minutën e 38’, me Raphinha-n që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe bëri që pjesa e parë të përfundonte me rezultatin 1-0.

Fraksioni i dytë i këtij takimi solli edhe tre gola të tjerë për Brazilin, Raphinha gjeti sërish rrjetën me penallti në minutën e 54’, teksa Pereira realizoi golin e tretë për ekipin e tij në minutën e 71’.

Rezultati i kësaj sfide u vulos nga Luiz Henrique, që shënoi golin e katërt për Brazilin në minutën e 74’.

4-0 dhe Brazili renditet në vendin e katërt të tabelës së kualifikueseve të Kupës së Botës për Amerikën e Jugut, me 16 pikë, teksa Peruja në vendin e nëntë me gjashtë pikë./CNA

 





Lajmet e fundit nga