web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Super Ernest Muçi, sulmuesi “kuqezi” gjen sërish golin dhe jep mesazh për Sylvinho-n

2 Nëntor 2024, 18:09, Sport CNA
VIDEO/ Super Ernest Muçi, sulmuesi “kuqezi” gjen sërish
Ernest Muci

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Ernest Muçi po kalon një super moment me skuadrën e Besiktas-it në Superligën turke.

Shqiptari ka gjetur sërish golin, ndërsa zhbllokoi sfidën Besiktas-Kasimpasa që po luhet në kuadër të javës së 11-të të elitës së futbollit turk.

Muçi gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 45+3’, duke u dhënë avantazhin vendasve.

Ky është goli i dytë radhazi për sulmuesin “kuqezi”, i cili shënoi edhe javën e fundit ndaj Galatasaray-t./CNA







Lajmet e fundit nga