web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Portugalia dhe Ronaldo largohen kokëulur, Maroku në gjysmëfinale të Botërorit

10 Dhjetor 2022, 17:57, Sport CNA

VIDEO/ Portugalia dhe Ronaldo largohen kokëulur, Maroku në

Portugalia është jashtë Botërorit të Katarit, pasi eliminohet në çerekfinale nga Maroku. Këta të fundit fituan minimalisht në Doha, me shifrat 1-0.

Në pjesën e parë ekipi i Regragruit ishte më konkret, edhe pse nuk kishte posedimin e topit. Goli i marokenëve do vinte në fundin e fraksionit. Një krosim fantastik i Attiat-Allah gjen En Nesyrin, me sulmuesin e njohur që kordinohet mirë me kokë, për të mposhtur portierin kundërshtar.

Cristiano Ronaldon nuk e mbante vendi por nuk mundi dot të bëjë asgjë, pasi e nisi sfidën nga stoli dhe u aktivizua vetëm në pjesën e dytë.


Në minutën e 63-të, goditje e bukur e Bruno Fernandes nga distanca, por sërish sfera përfundoi jashtë kuadratit të mbrojtur nga Bono.

Walid Cheddira do merrte kartonin e kuq më të ëmbël në histori në fund, pasi skuadra afrikane ia doli të korrë sukses.

Deri në fund shifrat do të mbeteshin të pandryshuara, me Marokun që shkon në gjysmëfinale, ndërsa Portugalia e mbyll këtu rrugëtimin e Botërorit.





Lajmet e fundit nga