web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Van Dijk: Nuk më intereson nëse Argjentina fiton Kupën e Botës, nuk do ta shoh më turneun

10 Dhjetor 2022, 12:02, Sport CNA

Çerekfinalja e Argjentinës kundër Holandës ishte një ndeshje për t’u admiruar. Një lojë që realisht i kishte të gjitha dhe fituese në fund me anë të penalltive ishte Argjentina.

Mbrojtësi i kombëtares holandeze, Virgil van Dijk, ishte i pari për skuadrën e tij që ekzekutoi penalltinë, ku Emi Martinez e priti.

Pas përfundimit të ndeshjes, Van Dijk u pyet nëse Argjentina do ta fitojë Botërorin dhe ai u përgjigj: “Nuk më intereson më. Nuk do ta shoh më.”

Ndeshja mes dy skuadrave ka pasur shumë tension, ku lojtarët e të dyja skuadrave po bëheshin gjithnjë edhe më nervozë.





Lajmet e fundit nga