web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO-Përplasje mes tifozëve korçarë dhe Presidentit të Dinamos

21 Shkurt 2024, 19:45, Sport CNA

VIDEO-Përplasje mes tifozëve korçarë dhe Presidentit

Pas ndeshjes së Skënderbeu-Dinamo tifozët korçarë kanë debatuar me Presidentin e Dinamos pasi janë të pakënaqur me arbitrimin e ndeshjes.

Përballja midis Skënderbeut dhe Dinamos u vendos nëpërmjet një 11 metërshi të dyshimtë të akorduar në pjesën e parë, duke përfunduar kështu 0-1 në favor të kryeqytetasve.

Ashtu siç mund të shihni dhe nga pamjet, debatet kanë qenëe të tensionuara ku të pranishëm kanë qenë dhe forca policie.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)

Dinamo City triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut në Korçë, në ndeshjen e prapambetur të Superiores.

Kryeqytetasit iu falën një goli të shënuar me penallti në minutën e 52-të nga Lorenco Vila. Ky 11-metërsh shkaktoi edhe polemika te vendasit që nuk ishin dakord. Protesta të shumta edhe në minutën e 70-të, kur arbitri Klodjan Shahinaj, i fali kartonin e dytë të verdhë mesfushorit Gudiabi. 

Një fitore e rëndësishme për Dinamon, që ngjitet në vendin e katërt me 35 pikë, 1 më shumë se Tirana e vendit të pestë. Ndërkohë Skënderbeu mbetet në vendin e gjashtë me 31 pikë./ CNA





Lajmet e fundit nga