web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kastrioti bën surprizën e madhe, mposht Bylisin kryesues

21 Shkurt 2024, 16:16, Sport CNA

Kastrioti ka siguruar tre pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën në Kategorinë e Parë, teksa ka mundur Bylisin kryesues të kësaj kategorie në ndeshjen e prapambetur nga java e 17 që kishin dy skuadrat.

Diferencën mes dy skuadrave e ka bërë Dejvi Kapllani, i cili ka shënuar dy herë në portën ballshiote në pjesën e dytë të takimit, duke treguar se po kalon një formë të shkëlqyer dhe se mund të ndihmojë krutanët që të arrijnë mbijetesën.

Kujtojmë se ditën e hënë, do të luhet ndeshja mes Bylisit dhe Elbasanit, ku në lojë është vendi i parë në renditje.





Lajmet e fundit nga