web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gvozdenovic: Dinamo e vonoi shumë lojën, dominuam në pjesën e parë

21 Shkurt 2024, 19:24, Sport CNA

Gvozdenovic: Dinamo e vonoi shumë lojën, dominuam në pjesën

Skënderbeu u mposht në shtëpi mes polemikave në ndeshjen e prapambetur të Superiores me Dinamon. Trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç u shpreh se skuadra e tij bëri një pjesë të parë më të mirë se blutë, por nuk preferoi të komentonte penalltinë e kundërshtarëve.

"Patjetër që jam mërzitur. Pjesën e parë ishim mirë, dominuam. Ata bënë një lëvizje, dhe një shans i mirë nga fillimi nga topi i gjatë dhe ishim si në gjumë. Kishim 3-4 raste për të shënuar gol, por pasi i fundit mungoi. Pjesën e dytë ishim nervozë pas golit, dhe Dinamo menaxhoi situatën mirë. Ne kërkuam fitoren, me skemën 4-2-4, me 3 sulmues, me 1 sulmues të gjatë. Por nuk kemi gjetur një cilësi për të bërë gol.

Skam koment për penalltinë se nuk e pashë dhe s’bëj dot koment as për të e as për arbitrin.

Minus ishte edhe Franklin, ai ishte një lojtar në fazë sulmuese më i mirë. Patjetër që nëse do shënonim golin e parë në pjesë të parë kushedi si do dilte ndeshja, por ky është futbolli.

Deri tani jemi mirë por shikojmë javë për javë, pas dy fitoreve ishim të sigurt për fitore por futbolli s’ka garanci. Çdo javë do rrimë të përqendruar maksimalisht.

Për mendimin tim kishim ekuilibër por ata fituan me një episod dhe s’mund ta komentoj. Dinamo s'ishte më mirë se ne, por shënoi golin dhe pastaj pjesa e dytë s’kishte ritëm sepse kundërshtari si dha ritëm. Ishin shumë me vonesë, sa herë topi jashtë, stafi mjekësor në fushë, por djemtë bënë çdo gjë, edhe lojtarët nga pankina. Tani mendojmë Partizanin.", tha Gvozdenovic.





Lajmet e fundit nga