web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Gol, asist dhe festë me shqiponjë! Talenti shqiptar shkëlqen në Angli

4 Dhjetor 2022, 18:36, Sport CNA

VIDEO/ Gol, asist dhe festë me shqiponjë! Talenti shqiptar

Anis Mehmeti po kalon një sezon fantastik në Angli me Wycombe në League One teksa ka shënuar 8 gola dhe 3 asiste në 21 ndeshje këtë sezon. Sot sërish do të ishte protagonist absolut në fitoren e ekipit të tij përballë Portsmouth. Ndeshja do të përfundonte në shifrat 2-0 dhe të dy golat do të vinin nga këmbët e fantazistit 21-vjeçar.

Në minutën e 14’ do të shënonte vetë një supergol me një predhë në trekëndësh dhe do të festonte me shqiponjën dykrenare. Pak minuta nga fundi i takimit, përsëri ish-lojtari i Shpresave do të bënte gjithcka vetë në krahun e djathtë duke dribluar disa lojtarë për të servirur më pas një top “gratis” për shokun e tij.

Anis Mehmeti pret me padurim një ftesë nga Kombëtarja A por kjo nuk ka ardhur deri tani madje as në ndeshjet e nëntorit kur ekipi ishte vetëm me lojtarë debutues.

GOLI: 





Lajmet e fundit nga