E bujshme/ Akuza të rënda për Chelsea-n, rrezikohet dënim i rëndë dhe heqje pikësh
Një lajm i bujshëm ka shpërthyer në futbollin anglez, me k...

Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua sot festivali i futbollit si pjesë e aktivitetit “Futbolli në Shkolla” të UEFA-s, me pjesëmarrjen e veçantë të Presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Gjithashtu, në ceremoninë hapëse morën pjesë edhe ambasadorët e UEFA-s Luís Figo dhe Aljoša Asanovic, ambasadori i FSHF-së për këtë event Jahmir Hyka, ish-lojtarë dhe personalitete vendase, djem dhe vajza nga shkollat lokale dhe prindër, duke krijuar një atmosferë festive në “Shtëpinë e Futbollit”.
Pas mbërritjes së delegacionit, fëmijët krijuan një korridor mikpritjeje për Presidentin Ceferin dhe Presidentin Duka.
Aktiviteti vijoi me një ndeshje futbolli, ku pjesë e ekipeve ishin Presidenti Ceferin, Luís Figo, Aljoša Asanovi?, trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo, dy zëvendëstrajnerët Zabaleta dhe Doriva, Jahmir Hyka dhe fëmijët nga shkollat lokale, duke përcjellë mesazhin se futbolli, sporti më i dashur në botë, është për të gjithë.
Pas përfundimit të ndeshjes, Presidenti i UEFA-s Aleksander ?eferin dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka folën për mediat shqiptare që mbuluan këtë aktivitet shumë të rëndësishëm në prag të mbledhjes historike të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë.
Në fjalën e tij përpara mediave shqiptare, Presidenti i UEFA-s nënvizoi se futbolli duhet t’i bashkojë njerëzit dhe jo t’i përçajë. Ai theksoi se duhet të qëndrojnë larg futbollit njerëzit që e përdorin këtë lojë për të përhapur idetë e tyre të kota. “Mesazhi im, jo vetëm për një ndeshje të caktuar, por për të gjithë është se futbolli dhe sporti duhet të jenë gjëja që bashkon njerëzit dhe jo që i përçan. Ne duhet të përpiqemi të largojmë këta ‘idiotë’ që e përdorin futbollin për ideologjitë e tyre absurde. Kudo, jo vetëm në një vend, por në të gjitha vendet. Sepse këta njerëz nuk e duan futbollin. Ata duan vetëm veten e tyre dhe e shfrytëzojnë futbollin për të përhapur idetë e tyre të kota”.
I pyetur se pse pritën kaq gjatë për të zhvilluar mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, kreu i qeverisë së futbollit europian tha: “Nuk na mori shumë kohë. Mendoj se kjo është mbledhja e tretë ose e katërt që bëjmë jashtë Zvicrës. Çdo shtator ne shkojmë në vende të ndryshme. Mendoj se keni një medalje bronzi tani dhe kjo është diçka shumë e mirë”.
Presidenti Ceferin vlerësoi infrastrukturën e futbollit në Shqipëri, veçanërisht stadiumin kombëtar. Sa i përket projekteve që UEFA ka për Shqipërinë, ai tha se duhet folur me Presidentin Duka dhe për momentin nuk mund të flasë për diçka konkrete. “Duhet të flisni me Presidentin e FSHF-së për këtë. Por infrastruktura juaj dhe veçanërisht stadiumi kombëtar është shumë i bukur. Mund të organizojmë diçka këtu, por për momentin nuk do të ishte e drejtë nga ana ime të flisja për diçka konkrete. Nga njëra anë, ka një proces aplikimi dhe nga ana tjetër, aktualisht nuk e di. Di vetëm që keni infrastruktura është shumë e mirë dhe kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Armandin, gjë që ndihmon shumë”.
Në fund, shefi i futbollit europian dha edhe një këshillë për lojtarët e rinj në të gjithë Europën dhe nënvizoi se ata duhet të qëndrojnë sa më gjatë në kampionatet vendase. “Do t’u jepja një këshillë të gjithë lojtarëve të rinj, jo vetëm në Shqipëri. Të punojnë, të punojnë dhe të punojnë. U them të qëndrojnë sa më gjatë në kampionatet vendase sepse është më e lehtë ta provosh veten në një ligë vendase dhe më pas të shkosh jashtë. Shumë lojtarë gabojnë kur largohen në moshën 16-17-vjeçare në klube të mëdha dhe në fund karriera e tyre përfundon para kohe. Prandaj ata duhet të shijojnë futbollin dhe të stërviten sa më shumë”.
Presidenti Duka e nisi prononcimin me një falënderim të veçantë për Presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar e cilësoi këtë moment historik si një vlerësim i punës së madhe të bërë nga komuniteti i futbollit në vend për zhvillimin e futbollit në Shqipëri.
“Do të doja të falënderoja publikisht Presidentin e UEFA-s, z. Aleksander Ceferin, për vendimin që mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të bëhet në Tiranë. Ky është një vlerësim jo vetëm për Federatën e Futbollit, por për të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Një vlerësim i bashkëpunimit të Federatës së Futbollit me UEFA-n dhe respekt i punës së komunitetit të futbollit shqiptar. Nuk është thjesht një mbledhje, është një event duke përfshirë edhe aktivitetin e sotëm, festivalin e futbollit ku besoj se në memorien e fëmijëve do të mbetet gjatë dhe do të jetë një objektiv më shumë për t’iu bashkuar lojës sonë”, – tha Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Një lajm i bujshëm ka shpërthyer në futbollin anglez, me k...
Të shtunën rikthehet “Derbi i Italisë” mes Juventus-it dhe...
Kombëtarja shqiptare zhvilloi dy ndeshje në shtator, një m...
Rafael Leao nuk do të jetë i gatshëm për Milan-in në ndesh...
Nuk ka më dyshime. Ndeshja mes Tiranës dhe Flamurtarit do ...
Gazeta gjermane “Bild” ka zbuluar se Bayern Munich ishte s...
Egnatia përgatitet për ndeshjen e radhës ndaj Bylisit, pas...
Andrea Colombo është caktuar për të gjykuar derbin e Itali...
Ndeshja mes Serbisë dhe Anglisë, e mbyllur me fitoren 5-0 ...
Liga e Kampionëve për sezonin 2025-2026 starton javën e ar...
Serbia pësoi një humbje të rëndë 5-0 ndaj Anglisë në Beogr...
Partizani i vajzave luajti sot ndeshjen e parë në UEFA Wom...
Kategoria e Parë rikthehet me ndeshjet e javës së tretë. D...
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka mbërritur në S...
Fitorja ndaj Letonisë i dha Shqipërisë tri pikë të rëndësi...
Kombëtarja do të zhvillojë një ndeshje miqësore në muajin ...
Shqipëria do të bëhet nesër skena e një prej ngjarjeve më ...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka...
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, analizoi fitoren minimale...
Armando Broja, foli pas fitores 1-0 të Shqipërisë ndaj Let...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...