LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

UEFA bën shembull Partizanin, “masakron” klubin e kuq për veprimet e tifozëve

10 Gusht 2022, 19:31, Sport CNA
UEFA bën shembull Partizanin, “masakron” klubin e kuq për

UEFA është shfaqur sot me vendimin zyrtar, për ngjarjet e ndodhura gjatë ndeshjes Partizanit – Saburtalo. Partizani duhet të paguajë plot 51 mijë euro në total dhe detyrohet të mbyllë një pjesë të stadiumit, për sfidën e radhës europiane në shtëpi. Kujtojmë që ishte sfida e kthimit, e vlefshme për turin e parë të Conference League, më 14 korrik në stadiumin “Air Albania”.

Të kuqtë janë gjobitur 30 mijë euro dhe është vendosur mbyllje e pjesshme për ndeshjen e ardhshme që do luhet në Europë si pritës. Shuma 51 mijë euro mbushet me vendimet që do lexoni në vazhdim. 6 mijë euro janë për shkak të mjeteve piroteknike që u ndezën gjatë ndeshjes nga tifozët.

5 mijë euro për pushtimin e fushës, ku kujtojmë minorenin që u fut në fushë para fundit të pjesës së parë. 5 mijë euro cilësohen për shqetësim të tifozëve dhe 5 mijë të tjera për akte të dëmshme. Kjo është një gjobë shembull, që i bashkohet mbylljes së sektorëve në të ardhmen. Kujtojmë se të kuqtë u eleminuan nga Saburtalo përmes penalltive.

Lajmet e fundit nga