web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Triumf me polemika ndaj Flamurtarit, Laçi qëndron në Superiore

19 Maj 2024, 18:48, Sport CNA

Triumf me polemika ndaj Flamurtarit, Laçi qëndron në Superiore

Laçi do të marrë pjesë në Superiore, për sezonin e ardhshëm.

Kurbinasit, siguruan mbijetesën në ndeshjen finale ndaj Flamurtarit, aty ku fituan me rezultatin 3-1, pas 120 minutave lojë. Sfidë e luftuar deri në fund, ku nuk munguan as polemikat. Koha e rregullt nuk prodhoi fitues, teksa u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në shtesë kurbinasit shënuan dy herë.

Ndeshja u zhbllokua në fundin e pjesës së parë, me Cordeiron, që shënoi pas një skeme perfekte nga goditja e dënimit.

Vlonjatët e nisën pjesën e dytë në sulm dhe në minutën e 64-t, barazuan shifrat, falë një autogoli të Dajkos.

Koha e rregullt u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në shtesa, skuadra bardhezi, ishte dominuese.

Në minutën e 109-të, Cordeiro shënoi një tjetër gol, këtë herë nga penalltia, për t’i dhënë avantazhin vendasve. Protestat ishin të mëdha nga Flamurtari në këtë rast, por arbitri ishte i bindur për prekjen me dorë. 10 minuta më vonë, Mjaki, vulosi shifrat në 3-1.

Me këtë fitore, Laçi siguron qëndrimin në Superiore, ndërsa Flamurtari, do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë, edhe për një tjetër sezon.





Lajmet e fundit nga