web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkupi mbetet jashtë Europës, mbyllet sezoni në Maqedoninë e Veriut

18 Maj 2024, 20:12, Sport CNA

Shkupi mbetet jashtë Europës, mbyllet sezoni në Maqedoninë e


Këtë të shtunë, u luajt java e fundit në Maqedoninë e Veriut. Struga siguroi titullin kampion një javë më parë, ndërsa sezonin e mbylli me humbje 2-1 ndaj Shkupit. 

Pavarësisht fitores, shkupjanët mbeten jashtë Europe, pasi mban vendin e tretë me 64 pikë, ndërsa Struga e mbyll në krye me 64 pikë. 

Pas fitores 0-2 në transfertën e Rabotnicki-t, Shkëndija siguroi pjesëmarrjen në Europë. Tetovarët e mbyllin sezonin në vend të dytë po me 64 pikë sa Struga, por me këta të fundit që kanë statistika më të mirë sa u përket ndeshjeve direkte.

Sa i përket skuadrës tjetër shqiptare KF Gostivari mori barazimi 1-1 në transfertën e Voska Sport, falë golit të realizuar nga Abazi në minutën e 79’ dhe e mbylli sezonin në vend të gjashtë me 42 pikë.





Lajmet e fundit nga