Skandali me ekspozitat ndërkombëtare të Ramës/ PD kërkon transparencë për financimin e tyre
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli ka k...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli ka k...
Legjenda braziliane e futbollit, Pele, një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.
Ai vlerësohet se ka shënuar një rekord botëror prej 1.281 golash në 1.363 paraqitje gjatë karrierës 21-vjeçare, duke përfshirë 77 gola në 92 ndeshje për vendin e tij.
I vetmi lojtar që fitoi Kupën e Botës tri herë, duke ngritur trofeun në 1958, 1962 dhe 1970, Pele u shpall "Lojtari i Shekullit" nga FIFA në 2000.
Presidenti Jair Bolsonaro ka shpallur tri ditë zie kombëtare. Pele vuante nga problemet e veshkave dhe prostatës vitet e fundit. Ai iu nënshtrua një operacioni për të hequr një tumor nga zorra e trashë në shtator 2021 në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo, pasi u diagnostikua me tumor në testet rutinë. Ai u shtrua në spital në fund të nëntorit 2022.
Vajza e tij, Keli Naskimento i ka mbajtur fansat të përditësuar për gjendjen e babait të saj me postime në rrjetet sociale nga spitali.
“Gjithçka që jemi është falë teje. Ne të duam pafundësisht. Pusho në paqe”, shkroi ajo në një postim, duke njoftuar vdekjen e Pelesë.
Spitali konfirmoi se legjenda braziliane vdiq “për shkak të dështimit të organeve të shumta, si rezultat i përparimit të kancerit të zorrës së trashë”.
Konfederata Braziliane e Futbollit shtoi: “Pele ishte shumë më tepër se sportisti më i mirë i të gjitha kohërave. Mbreti ynë i futbollit ishte eksponenti më i madh i një Brazili fitimtar, i cili kurrë nuk u frikësua kur u përball me vështirësi. Ai i premtoi babait të tij një Kupë Bote dhe na dha tri. Mbreti na dha një Brazil të ri dhe ne jemi shumë mirënjohës për trashëgiminë e tij. Faleminderit, Pele.”
Ish-klubi i Pele, Santos, publikoi detaje të funeralit të tij. Të hënën në mëngjes trupi i tij do të zhvendoset nga spitali në stadiumin Estadio Urbano Caldeira, ku arkivoli do të vendoset në qendër të fushës që publiku të bëjë nderime.
Të martën, do të ketë një procesion nëpër rrugët e Santos në Sao Paulo dhe më pas do varroset nga familjarët.
Edson Arantes do Nascimento, i njohur më mirë si Pele, u bë një yll global kur, në moshën 17-vjeçare, ndihmoi Brazilin të fitonte Kupën e Botës 1958 në Suedi.
Ai shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj Uellsit në çerekfinale, një hat-trick kundër Francës në gjysmëfinale dhe dy në një triumf 5-2 ndaj mikpritësve në finale.
Pele kishte bërë debutimin e tij për klubin Santos në moshën 15-vjeçare, duke shënuar një fitore 7-1 ndaj Corinthians de Santo Andre.
Konfederata Braziliane e Futbollit dhe Santos thonë se Pele shënoi 1.283 gola në 1.367 ndeshje, ndërsa FIFA pretendon se ishte 1.281 gola në 1.366 ndeshje.
Në Kupën e Botës 1962, Pele, atëherë 21 vjeç, shënoi një gol në fitoren 2-0 ndaj Meksikës për të hapur fushatën e tyre, por u dëmtua në ndeshjen tjetër dhe e pa nga stoli teksa ekipi i tij mbronte titullin.
Pjesa e fundit e trilogjisë së tij të fitoreve të Kupës së Botës ishte më ikonikja e tij.
Pasi u përjashtua nga turneu i vitit 1966 në Angli, ai ishte pikëmbështetja e një skuadre sulmuese emocionuese që fitoi titullin në vitin 1970, duke shënuar goli në fitoren 4-1 ndaj Italisë në finale.
Nga lotët e tij të gëzueshëm në gjoksin e shokut të skuadrës Nilton Santos e deri te përqafimi i tij me kapitenin e Anglisë, Bobby Moore, momentet magjike të Pelesë kanë kaluar epoka dhe kanë përcaktuar historinë e sportit.
Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në futbollin anglez, në sf...
Roko Vata, djali i Rudi Vatës, ka debutuar në mbrëmjen e dje...
Me mbylljen e vitit, tashmë korçarët mund të bëjnë planet të...
Bekim Balaj rikthehet si opsion për Vllazninë. I tentu...
Pavarësisht asaj që ka ndodhur në fushë, Mançester Junajtid,...
Pelé, i cili konsiderohej gjerësisht si futbollisti më...
Pelé, i cili konsiderohej gjerësisht si futbollisti më i m...
Futbollisti brazilian Pele u nda nga jeta sot (29 dhjetor ...
Futbollisti brazilian Pele u nda nga jeta sot (29 dhje...
Mesfushori shqiptar Qazim Laçi nuk është më pjesë e ekipit f...
Legjenda braziliane e futbollit, Pelle ka ndërruar jetë ditë...
Stoli i Kombëtares Shqiptare është vakant që prej largimit...
Roko Vata, djali i Rudi Vatës, ka debutuar në mbrëmjen e d...
Jordi Amat ka lindur në Spanjë 30 vjet më parë. Atje ai luaj...
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Bekim Balaj është larguar ng...
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Bekim Balaj është larguar ng...
Çdo ditë dalin informacione të reja rreth marrëveshjes së ...
Pushimet e fundvitit e kanë çuar në kontinentin e largët k...
Sulmuesi Rafael Duamena është lojtari më i ri i Egnatias. ...
Mirel Josa nuk do të largohet nga drejtimi i Vllaznisë. Kësh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...