web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trajneri synon titullin, gati firma te Juventusi

23 Mars 2026, 19:59, Sport CNA

Trajneri synon titullin, gati firma te Juventusi

Juventus pritet të zhvillojë gjatë kësaj jave një takim të rëndësishëm me trajnerin Luciano Spalletti, me synimin për të rinovuar kontratën e tij. 

Marrëveshja e re synon të zgjasë bashkëpunimin deri në qershor të vitit 2027, me një opsion shtesë edhe për një sezon tjetër.

Drejtuesit e klubit bardhezi kanë shprehur qartë qëndrimin e tyre për vazhdimësinë me trajnerin, duke konfirmuar besimin në projektin aktual. Pavarësisht rezultateve në pjesën e mbetur të sezonit dhe objektivit për zonën Champions, drejtuesit nuk kanë marrë në konsideratë alternativa të tjera për pankinën.

Spalletti kërkon qartësi për projektin sportiv përpara se të firmosë marrëveshjen e re. Nuk ka çështje të hapura për aspektin financiar, por trajneri synon të ketë garanci mbi ndërtimin e skuadrës dhe objektivat afatshkurtër. Ai kërkon autonomi në vendimet teknike dhe përfshirje në strategjinë e merkatos.

Në këtë drejtim, Spalletti ka kërkuar afrimin e lojtarëve cilësorë në të gjitha repartet, duke nisur nga porta e deri në sulm. Qëllimi është ndërtimi i një skuadre konkurruese për titullin kampion, pa bërë kompromise me zgjedhje dytësore.





Lajmet e fundit nga