web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë, mungojnë 3 lojtarë. Afrime nga Superiorja

23 Mars 2026, 16:26, Sport CNA

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë, mungojnë 3

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjet për fazën "play-off" të Kampionatit Botëror me seancën e parë stërvitore.

Në këtë grumbullim e parë u vu re mungesa e tre lojtarëve: Nazmi Gripshi, Myrto Uzuni dhe Ylber Ramadani.

Për dy të parët shkak u bë largësia gjeografike e klubeve ku luajnë, ndërsa mesfushori Ramadani mbërrin pasdite pas aktivizimit të fundit me Lecce-n në Serie A.

Për të plotësuar grupin në stërvitje, trajneri Silvinko ka ftuar disa lojtarë nga Kategoria Superiore si Elmando Gjini, Artan Jazxhi, Muço Boçi dhe Xhoele Maçolli.

Ndërkohë, pjesë e grupit ishin edhe dy risitë e kësaj liste, mbrojtësit Bujar Pllana dhe Stavro Pilo.

Shqipëria do të udhëtojë drejt Varshavës për t'u përballur me Poloninë më 26 mars. Në rast suksesi, kuqezinjtë do të luajnë finalen e madhe për një biletë në Botëror më 31 mars, kundër fituesit të çiftit Ukrainë-Suedi.





Lajmet e fundit nga