web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të dashuruar pas Messit, PSG ka gati kontratën e re me një pagë “faraonike”

30 Shtator 2022, 11:12, Sport CNA
Të dashuruar pas Messit, PSG ka gati kontratën e re me një
Leo Messi

Leo Messi ka bërë për vete të gjithë Parisin me performancën e tij fantastike.

Sulmuesi argjentinas, në sezonin e tij të dytë me PSG-në, është rikthyer të luajë në nivelet e tij më të mira. Argjentinasi është protagonist pothuajse në çdo ndeshje duke dhuruar asiste, duke krijuar aksione të rrezikshme dhe duke shënuar.

Kohët e fundit, mediat spanjolle shkruanin se Messi do të rikthehej te Barcelona, por lajmet e fundit tregojnë të kundërtën.

Sipas mediave franceze, PSG-ja dëshiron që Messi të jetë ende pjesë e ekipit të parë, të paktën edhe për një sezon.

Për këtë arsye, klubi në pronësi të Al-Khelaifi, është  gati t’i ofrojë Messit një kontratë tjetër të re. PSG-ja dëshiron të sigurojë shërbimet e Messit deri në vitin 2025 dhe në kontratën e re, sheikët i kanë ofruar atij një pagë prej 30 milionë eurosh në sezon.





Lajmet e fundit nga