web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Silvinjo nis aksionin, ja cilën ndeshje të Superiores do të ndjekë këtë javë

12 Janar 2023, 11:30, Sport CNA

Partizani duket se do të vazhdojë të ketë vëmendjen e stafit të Kombëtares edhe pas ndërrimit të trajnerëve. Gazeta mëson se në ndeshjen më të rëndësishme të javës, Partizani-Vllaznia, në stadiumin e të kuqve, pritet të jetë i pranishëm edhe trajneri i ri i Kombëtares, Silvinjo, i prezantuar vetëm para pak ditësh.

Ai pritet të jetë në këtë sfidë me qëllimin kryesor për të parë nivelin e futbollit fillimisht dhe më pas për të piketuar ndonjë lojtar, që mund ta integrojë në ekip. Emra si Skuka, Gurishta apo Cara pritet të jenë në “lupë”.

Silvinjo është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare dhe vjen pas dy eksperiencave që ka pasur më parë me Olimpik Lionin në Francë dhe Korinthiasin në Brazil.

Në 54 ndeshje të zhvilluara, ai ka fituar 19, ka barazuar 18 dhe ka humbur 17. Në këto, skuadrat e tij kanë shënuar 59 gola dhe kanë pësuar 50. Gjithashtu ia vlen të përmendësh që posedimi i topit shkon mesatarisht në 55%.

Braziliani që ndan jetën mes Sao Paolos, (vendi ku ka lindur) dhe Italisë, ka vendosur që do të shpërngulet në Shqipëri, për të punuar me kohë të plotë, edhe pse një pjesë e punës së tij do të jetë në udhëtim, dukë vëzhguar lojtarët e Kombëtares nga afër.

Por si është jeta personale e trajnerit të ri të Shqipërisë? Silvinjo është i martuar dhe babai i dy fëmijëve, një vajze, e cila nga postimet e fundit mesa duket jeton në Madrid dhe një djali, të cilët i ka me bashkëshorten e tij, Lusie.





Lajmet e fundit nga