"Paketa e Maleve është e kundërta e asaj që thuhet"/ Rama takim me banorët e Thethit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...

Më në fund titullar, dy herë radhazi. Marash Kumbulla del nga “pusi” i të harruarve dhe luan një shans të dyfishtë për t’u ngjitur lart. Sonte ai do të luajë në vend të Smalling, i cili duhet të ndalet për të mos “zemëruar” trupin e tij. Të dielën duhet të zëvendësojë Ibañez, që u ndëshkua kundër Milanit dhe do të ndalet për skualifikim.
Deri më tani, sezoni ka qenë plot lajme negative për mbrojtësin shqiptar: vetëm 49 minuta të luajtura. I zgjedhur nga Mourinho si titullar, sërish në vend të Smalling, ai u detyrua të largohej pas 28 minutash për shkak të një dëmtimi muskulor. Nga ai moment, mes dëmtimit dhe preferencave të trajnerit, Kumbulla u rishfaq në kampionat vetëm për 2 minuta kundër Lece.
Absolutisht, duke përjashtuar angazhimet e Kombëtares shqiptare në nëntor, ai ka qenë spektator i ndeshjeve që nga 27 tetori, kur iu dhanë edhe 6 minuta të tjera në Helsinki. Megjithatë, ai kurrë nuk protestoi, gjithmonë punoi shumë në stërvitje, duke merituar vlerësimin e Mourinhos, i cili kishte ndryshuar hapur mendimin për të vitin e kaluar. Pasi e cilësoi si një mbrojtës të papjekur, e rivlerësoi atë falë qëndrimit të treguar çdo ditë përpara tij në Trigoria.
Fizikisht Kumbulla është mirë. Por ai duhet t’i sprovojë këmbët në ndeshje për të rifituar gjendjen më të mirë atletike. Nuk është e lehtë për një djalë 1.91 m të gjatë që të vijë menjëherë në formë. Ndeshja kundër Genoas mund t’i shërbejë atij si një “provë kostumi” në funksion të Fiorentinës, edhe nëse Mourinho e ka parë gjithmonë atë si zëvendësues të Smalling në këtë sezon të dytë te Roma.
Në mungesë të Ibañez, ai bëri që Viña të luante si qendër e majtë. Ndërkohë, Kumbulla do të luajë në Kupën e Italisë. Nëse ai dëshmon vlerën e tij, gjë që është e pamohueshme, mund të konfirmohet edhe në kampionat të dielën.
Për klubin dhe në veçanti Tiago Pinto, shqiptari mbetet një trashëgimi për t’u mbrojtur. I blerë për gati 30 milionë euro nga Verona në verën e vitit 2020, Kumbulla ishte në fakt blerja e parë e drejtuesve të rinj, Friedkin. Dy sezonet e para i mbylli me një bilanc të kënaqshëm, 28 paraqitje nën drejtimin e Fonseca dhe po aq me Mourinho, ndërsa tani është prapa në hierarki.
Por nuk do të shitet në tregun e janarit, nëse nuk vjen një ofertë stratosferike që duket jashtë kontekstit. Roma sigurisht që nuk ka interes ta huazojë atë. Dhe ai nuk ka ndërmend të kalojë në një ekip më pak prestigjioz, ku do të luante edhe më shumë. Kumbulla zgjodhi Romën për të vënë veten në provë dhe ka ende kohë për të provuar veten në sfidë.
Ai do të mbushë 23 vjeç më 8 shkurt, gjë që mesatarisht për mbrojtësit e Serisë A e përfshin ende kategoria e të rinjve. Më pas në qershor do të përpilohen shumat, sipas nevojave të buxhetit dhe nevojave të lojtarit. Por nuk është koha për të parë kaq larg. Sot ka vetëm Genoa për Kumbullën.
Partizani kërkon dëshpërimisht të fitojë titullin kampion ...
Fabian Shahaj mund të quhet afrimi i parë i Partizanit në me...
Nëse një futbollist mund të kalojë një formë të shkëlqyer në...
Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, në emisionin “Skaner”...
Mbrëmje dramatike për Milanin e Stefano Piolit. Kuqezinjtë j...
Mbrëmja e sotme ka rezervuar surpriza të forta në EFL CUP. S...
Real Madrid është kualifikuar në finalen e Superkupës së Spa...
Myrto Uzuni është duke kryesuar tabelën e golashënuesve në L...
Redi Jupi, ish-futbollisti i njohur i Kombëtares dhe tashmë ...
Mario Lemina është shumë pranë firmës me klubin e Wolverhamp...
Bylisi do të ketë synime ndryshe këtë merkato, ndërsa duket ...
Shkarkimi më i shpejtë nga detyra në historinë e futbollit. ...
Etrit Berisha ka kërkuar prej kohësh largimin nga Torino. Po...
Mimmo Criscito është rikthyer te Genoa në moshën 36 vjeçare....
Partizani zbarkoi ditën e djeshme në stërvitje në kuadër të ...
Vedat Muriqi është në radarin e klubeve angleze, ku pas As...
Klubi i Cardiffit “dorëzohet” dhe nis të paguajë për kartoni...
Vedat Muriqi është në radarin e klubeve angleze, ku pas Asto...
Duket se e ardhmja e Graham Poter te Çelsi nuk do të jetë sh...
Një tjetër dëshirë e Tiranës është sulmuesi i Vllaznisë, Kai...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...