Veselinoviç: Skënderbeu ekip shumë i mirë, çdo pikë është flori
Trajneri i Partizanit, Aleksandër Veselinoviç, nuk i kurse...

Skënderbeu pret në shtëpi Partizanin këtë të mërkurë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Superiore. Ashtu si në takimet e kaluara, edhe në këtë përballje spektakli është i garantuar, për shkak të rivalitetit të madh mes dy ekipeve.
Korçarët vijnë në këtë sfidë me mungesa të mëdha, si sulmuesi kryesor Bismark, apo edhe Doka, Janaqi, Prençi, Nikaj dhe Gërxho.
Në konferencën për shtyp, trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, konfirmoi mungesat, por nuk donte ta bënte dramë, duke thënë se ka besim se lojtarët që do të futen në fushë, do të japin maksimumin.
Tekniku i juglindorëve, vlerësoi Partizanin, por shtoi se skuadra e tij është pak më favorite, sepse luajnë në shtëpi.
Referuar katër pikëve në dy ndeshjet e fundit, Gvozdenovic, deklaroi se është i kënaqur, për shkak të kundërshtarëve që ishin përballë.
“Nëse shikojmë pikët, mund të themi se kemi marrë maksimumin në dy transferta. Ishin dy ndeshje të vështira. Katër pikë janë mirë për ne. Ndeshja ndaj Elbasanit nuk ishte e lehtë. Me katër pikë jemi në rregull.
Nuk di çfarë të them për kartonët. Unë nuk flas kurrë për arbitrat. Kartoni i kuq ishte i drejtë, por për të tjerët nuk e di. Kjo është situata. Kemi probleme me 3-4 lojtarë. Me stafin do vendosim për formacionin. Ishin shumë kartonë ndaj Elbasanit. Tani të shikojmë si do të rregullojmë.
Bismark është jashtë, Prençi po ashtu, Doka, Janaqi, Nikaj dhe Gërço. Vangjeli është në dyshim. Unë kam besim te lojtarët ë tjerë. Kam besim se nesër do të japin maksimumin dhe fortë. Në një ambient perfekt, me tifozë. Fusha do të jetë e mirë. Kemi një kundërshtar të fortë. Kemi respekt për Partizanin, por ne jemi Skënderbeu. Lojtarët e tjerë janë gati të kapin rastin.
Është një ndeshje e vështirë. Janë dy skuadra të mira përballë. Edhe ata kanë mungesa. Do fitojë kush është më i mirë në fushë. Jemi pak favoritë, sepse luajmë në shtëpi, por pres një ndeshje të fortë.
Unë asnjë herë nuk flas për rezultatin para ndeshjes. Ne jemi të fokusuar për pikët maksimale. Ne jemi të përqendruar për të bërë maksimumin. Do provojmë të marrim pikët maksimale, por do të flasim pas ndeshjes.”, deklaroi Gvozdenovic.
Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit, do të luhet në qytetin e Korçës këtë të mërkurë, duke nisur nga ora 17:00.
Trajneri i Partizanit, Aleksandër Veselinoviç, nuk i kurse...
Skënderbeu pret në shtëpi Partizanin, në ndeshjen e vlefsh...
Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, ka folur për mediat,...
Carlo Ancelotti u zgjodh trajneri më i mirë i vitit, në ce...
Klasikja Tirana-Vllaznia do të luhet në stadiumin "Roza Ha...
Këtë të hënë, u mbajt ceremonia e “Topit të Artë”, trofe q...
Rodri është fituesi i “Topit të Artë”, për vitin 2024. Mes...
Carlo Ancelotti ka fituar garën për trajnerin më të mirë. ...
Nuk kishte dyshime. Emiliano Martinez, është zgjedhur si p...
Harry Kane dhe Kylian Mbappe, janë fitues të çmimit “Gerd ...
Real Madrid është zgjedhur si ekipi më i mirë i vitit 2024...
“Talenti i vitit 2024” është zgjedhur ylli i Barcelonës, L...
Ka nisur ceremonia e dhënies së “Topit të Artë”. Pasi u zb...
Ernest Muçi, ka gjetur rrugën e rrjetës në Turqi, aty ku ë...
Granit Xhaka është pozicionuar në vendin e 16-të, në rendi...
Ka nisur publikimi i renditjes së “Topit të Artë”, duke fi...
Mesfushori shqiptar, Vesel Demaku, është larguar nga Austr...
Pas një sërë javësh, zërave iu erdhi fundi, Manchester...
Kursi “UEFA B Fitness Coach” i organizuar nga Federata...
Vinicius Junior dhe asnjë nga klubi i Real Madrid-it n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...