web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtanget Skënderbeu, Lushnja bën surprizën e madhe

31 Gusht 2025, 18:48, Sport CNA

Shtanget Skënderbeu, Lushnja bën surprizën e madhe

Skënderbeu nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Lushnjës në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Kategorinë e Parë.

Korçarët e nisën shumë mirë ndeshjen, duke kaluar të parët në avantazh falë një supergoli të shënuar nga Ukiçi në minutën e 8-të.

Megjithatë vendasit nuk u dorëzuan dhe ia dolën të barazojnë shifrat me Korreshin në minutën e 69-të.

Pas dy javëve të para, Skënderbeu numëron 4 pikë të grumbulluara, ndërsa Lushnja me 2 pikë pas dy barazimeve.





Lajmet e fundit nga