web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shok skuadre me Dakun, sulmuesi i Shqipërisë pranë transferimit te Rubin Kazan

3 Shtator 2024, 16:28, Sport CNA

Shok skuadre me Dakun, sulmuesi i Shqipërisë pranë transferimit

Marvin Çuni është drejt transferimit në Rusi. Klubet Rubin Kazan dhe Frosinone kanë përparuar në bisedime.

Sulmuesi 23-vjeçar i grumbulluar më parë me Kombëtaren shqiptare, kërkon më shumë minuta dhe eksperiencë në një kampionat të një niveli më të lartë se Serie B italiane. Pritet të kuptohet mënyra e transferimit, huazim apo blerje. Në rast transferimi te Rubin Kazan, Çuni do të ishte shok skuadre me sulmuesin tjetër të Kombëtares, Mirlind Dakun.

Sulmuesi shqiptar i lindur në vitin 2001 mbërriti në Frosinone verën e kaluar. Pas 10 ndeshjeve në Serie A, ai tashmë ka dalë tre herë në fushë në Serie B këtë sezon, duke gjetur golin në ndeshjen kundër Spezias.





Lajmet e fundit nga