LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Safet Gjici nuk do të jetë më, ofertë nga kompania e njohur për klubin e Kukësit

26 Korrik 2023, 13:29, Sport CNA
Safet Gjici nuk do të jetë më, ofertë nga kompania e njohur

Kukësi nuk është më i njëjti dhe ai që kemi parë të paktën 10 vitet e fundit. Pas skandalit të Safet Gjicit, presidentit të klubit, ekipi verilindor ka qenë në “ajër”.

Por ofertat kanë filluar të shkojnë në drejtim të klubit për të realizuar blerjen e plotë të aksioneve. Bëhet fjalë për kompaninë e miellit “Atlas” që zotërohet nga familja me origjinë kuksiane, familja Domi. Kjo kompani duket se e ka seriozisht interesimin për blerjen e klubit të Kukësit, por nuk janë të vetmit në garë pasi edhe të tjerë që nuk janë me origjinë nga Kukësi dhe që nuk kanë lidhje me qytetin kanë shprehur interes për ta blerë klubin.

Tashmë pritet të shohim se cili investitor është më serioz dhe kush do të mendojë të rikthejë Kukësin si pretendent në Kategorinë Superiore.

Lajmet e fundit nga