Totenham-Milan apo Bayern Munich-PSG? Ja se cila ndeshje do të transmetohet nga RTSH
Totenham-Milan apo Bayern Munich-PSG? RTSH ka zbuluar ndeshj...
Safet Gjici është i lidhur ngushtësisht me Kukësin e tij, edhe pse tanimë për shkak të angazhimeve në politikë është i detyruar t’i qëndrojë paksa më larg. Këto ditë ai ndodhet në Londër në kuadër të takimeve të tij politike me kuksianë që jetojnë në Angli, por gjithsesi ka gjetur kohën që të shohë me anë të televizorit fitoren e Kukësit ndaj Laçit, e cila erdhi me përmbysje.
Vetë Gjici pohon se kjo ishte një fitore që i ka shijuar më shumë nga të gjitha, duke vlerësuar futbollistët që ka aktualisht ekipi në dispozicion. “Ishte një fitore, e cila në fakt më ka shijuar më shumë se çdo fitore tjetër që ka bërë ekipi i Kukësit dhe i uroj suksese. Jemi nga qendra e Londrës, e kemi ndjekur me interes të lartë dhe fituam ndeshjen e dytë me përmbysje. Kjo tregon se Kukësi ka një stof të mirë për të luajtur futboll dhe për të kapur ata objektiva që kemi tanimë me këtë klub”, u shpreh fillimisht kryebashkiaku i Kukësit dhe Presidenti i Nderit i kësaj skuadre.
Edhe pse skuadra e Kukësit noton në ujëra të turbullta dhe po lufton për të siguruar mbijetesën, sërish Safet Gjici është i drejtpërdrejtë, duke dhënë në mënyrë indirekte edhe një mesazh për ekipin. Ai kërkon patjetër Europën, edhe si një përgjigje ndaj skeptikëve. “Për ata skeptikët që mendojnë se Kukësi ka rënë nga kategoria u them që jo vetëm nuk do të bjerë nga kategoria, por do të kapim edhe Europën”, vijoi më tej Presidenti i Nderit, i cili për asnjë moment nuk e ka menduar se skuadra e tij mund të jetë në rrezik për mbijetesën, përpos klasifikimit që thotë të kundërtën.
Sakaq, ai ka një mesazh edhe për ndeshjen e kthimit në Kupë ndaj Teutës, ku beson te përmbysja dhe shkuarja në gjysmëfinale. “Kualifikimi në Kupë është objektivi ynë kryesor tani, me takimin e kthimit, të cilin e kemi në Kukës dhe uroj që ta kalojë edhe këtë tur në Kupë”, u shpreh Safet Gjici, menjëherë pas fitores që verilindorët arritën ndaj Laçit, duke bërë kështu edhe parakalimin ndaj tyre në renditje. Në fakt, kurbinasit kanë qenë “preja” e preferuar e bluve këtë edicion, sepse e kanë mundur në të tria takimet, duke i marrë pikët e plota. Para ndeshjes së kthimit në Kupë me durrsakët, fillimisht Kukësi ka një ndeshje kampionati, ku do të presë në “Kukës Arena” ekipin e Bylisit.
Totenham-Milan apo Bayern Munich-PSG? RTSH ka zbuluar ndeshj...
Ngjarjet e ndodhura në derbin mes Partizanit dhe Tiranës kan...
Kombëtarja shqiptare U-16 e nisi me fitore turneun ‘UEFA Dev...
Barcelona dhe futbolli spanjoll u tronditën nga rasti Negrei...
Bruno Fernandes mbetet kapiten. Pas humbjs së turpshme 7-0 n...
Gjykata Sportive e Apelit në Itali, do të marrë në konsidera...
Ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel është në listën e ngu...
Në barazimin e ditës së diel ndaj Teutës, trajneri i Vllazni...
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë për këtë ...
Kosovari Mirlind Daku vazhdon të shënojë me breshëri n...
Një episod aspak i këndshëm u regjistrua në ndeshjen e Eur...
"Agence France Presse" (AFP) i ka kushtuar një artikull fu...
Nëse ka diçka që nuk ndryshojnë kurrë, ata janë futbollist...
Polonia do të luajë dy ndeshje në këtë muaj. Fillimish...
Sa më shumë që afrohet fundi i sezonit, aq edhe më misterioz...
Marash Kumbulla është sërish në radarët e Interit. Sipas med...
Mirlind Daku është përzgjedhur lojtari më i mirë i javës së ...
Danielle Favatto është 25 vjeç dhe ka një trup pothuajse per...
"Mbreti" Pelé, i cili vdiq dhjetorin e kaluar në moshën 82...
Lacio e nisi në mënyrën më të gabuar fazën e 1/8-ave në Co...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...