“Më telefonoi Berisha 1 orë para kandidimit”/ Korreshi tregon prapaskenat e zgjedhjeve në PD
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ndau sot ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ndau sot ...

Real Madridi ka ndezur sërish polemikat ndaj arbitrave spanjollë, pas një ndeshjeje të diskutueshme ndaj Espanyol. Humbja e pësuar nga skuadra madrilene nuk është parë thjesht si një rezultat sportiv, por si një episod tjetër i asaj që klubi e quan një sistem gjykimi të padrejtë dhe të manipuluar. Në qendër të polemikave qëndron vendimi i gjyqtarëve për të mos përjashtuar mbrojtësin e Espanyol, Carlos Romero, i cili bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Kylian Mbappe, kur rezultati ishte ende 0-0. Jo vetëm që Romero nuk u ndëshkua me karton të kuq, por më vonë ishte ai që shënoi golin e fitores për Espanyol, duke i dhënë skuadrës nga qyteti i Barcelonës një triumf të papritur ndaj gjigantëve madrilenë. Pas ndeshjes, Real Madridi nuk ka qëndruar i heshtur, por ka shpërthyer në akuza të forta ndaj Federatës Spanjolle të Futbollit dhe sistemit të arbitrimit në La Liga.
“Ngjarjet e ndodhura në këtë ndeshje kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor apo interpretimit të gjyqtarëve. Ajo që ndodhi përfaqëson kulmin e një sistemi të gjykimit plotësisht të diskredituar, në të cilin vendimet kundër Real Madridit kanë arritur një nivel të manipulimit dhe falimentimit të garës, që më nuk mund të injorohen”, shkruhet në reagimin e klubit madrilen.
Ky reagim i ashpër tregon se polemikat mes Real Madridit dhe federatës spanjolle janë thelluar edhe më shumë, duke arritur në një pikë ku marrëdhëniet mes palëve duken më të tensionuara se kurrë. Në deklaratën e gjatë të klubit, theksohet se dy vendimet më të rëndësishme të kësaj ndeshjeje tregojnë edhe një herë standardin e dyfishtë me të cilin trajtohet Real Madridi në La Liga. Ndërhyrja e Romeros ndaj Mbappe u cilësua si një veprim që meritonte karton të kuq të drejtpërdrejtë, por gjyqtari kryesor vendosi ta ndëshkojë vetëm me karton të verdhë, duke lënë Espanjolin me 11 lojtarë në fushë.
Goli i anuluar i Viniciusit, për një vendim të diskutueshëm të VAR-it, ka qenë gjithashtu një tjetër pikë që ka shkaktuar irritim në kampin madrilen. Reali ka kërkuar urgjentisht audioincizimet nga dhoma e VAR-it për të zbuluar diskutimet që u bënë mbi këto dy episode vendimtare të ndeshjes.
“Ky skandal i referimit nuk është një rast i izoluar. Sistemi spanjoll i referimit është me plot të meta dhe i organizuar për të mbrojtur veten. Problemet serioze në federatën spanjolle janë evidente prej vitesh. Real Madridi nuk mund të pranojë që gara të vazhdojë të drejtohet nga ky sistem i korruptuar dhe i diskredituar”, shkruhet më tej në letrën e klubit.
Nuk është hera e parë që Real Madridi përplaset me Federatën e Futbollit të Spanjës dhe sistemin e arbitrimit. Polemikat për gjykimet e padrejta ndaj “Los Blancos” kanë qenë të vazhdueshme gjatë viteve të fundit, sidomos pas disa rasteve të diskutueshme që kanë ndikuar në renditjen dhe ecurinë e klubit në La Liga. Real Madridi duket i vendosur të mos e lërë me kaq këtë çështje. Klubi ka nisur një ofensivë të fuqishme ligjore dhe mediatike, duke kërkuar: Publikimin e audios së VAR-it për episodet e diskutueshme të ndeshjes. Hetime të mëtejshme mbi sistemin e arbitrimit në La Liga dhe Reforma në Federatën Spanjolle të Futbollit, për të garantuar transparencë dhe drejtësi në garë.
Takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të lu...
Mustafë Abdullahu është larguar nga Tirana. Portieri do të...
Diant Ramaj është futbollisti më i ri i Borussia Dortmund....
E ardhmja e mbrojtësit të Kombëtares, Ardian Ismajli ka mb...
Maldin Kaçurri është larguar nga Arsenali. Mbrojtësi shqip...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka...
Gjatë këtyre viteve jemi mësuar që derbit mes Partizanit d...
Futbollistët e Kombëtares shqiptare zhvilluan një tjetër j...
Në kuadër të turit të monitorimit të lojtarëve shqiptarë q...
Derbi mes Partizanit dhe Tiranës ka mbetur në ajër sa i pë...
Pas Santiago Gimenez, Milan-i po përgatit një tjetër afrim...
Milan-i dhe Inter-i barazuan 1-1 mes tyre, në një derbi sp...
Arsenali shkëlqeu me një fitore spektakolare ndaj Manchets...
Milani dhe Interi barazuan 1-1 në derbin mes tyre, në një ...
Fiorentina mposhti me rezultatin 2-1 skuadrën e Genoas, në...
Nevil Dede rrezikon largimin nga drejtimi i Bylisit. Skuad...
Pas shumë muajsh spekulimesh për të ardhmen e tij, Marcus ...
Kevin De Bruyne ka qenë prej kohësh një nga mesfushorët më...
Këtë të diel, u luajtën tre ndeshjet e fundit të pretenden...
Juventusi triumfoi 4-1 ndaj Empolit me përmbysje, në sfidë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...