web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pronari i ri i Çelsit ka një plan konkret për Armando Brojën

18 Gusht 2022, 07:51, Sport CNA
Pronari i ri i Çelsit ka një plan konkret për Armando
Armando Broja

Armando Broja është diskutuar gjatë si një nga emrat që do të sakrifikohet gjatë verës nga Çelsi. Por pronari i klubit londinez, Tod Bohli, e mendon ndryshe dhe duket se sulmuesi shqiptar është i paprekshëm për të. Jo vetëm kaq, por me sugjerimin e pronarit, klubi ka menduar që të rinovojë kontratën e futbollistit.

Mediat britanike kanë shkruar prej ditësh për tentativën e Çelsit për të firmosur një marrëveshje të re me lojtarin. Por tashmë insistohet se plani i Bohlit është që të shndërrojë Brojën, bashkë me Ris-Xhejms dhe Maunt në liderët e politikës së re të klubit me talentet që dalin nga akademia.

Këtyre të fundit do t'u propozohet rinovimi sipas modelit amerikan, ku kontratat nuk janë pesëvjeçare siç ndodh rëndom në Europë, por shtatëvjeçare. Edhe emrat e fundit si Kukureja dhe Çukuemeka të cilët firmosën me klubin, kanë marrëveshje që u përfundojnë pas 6 vitesh.

Ndërsa të rinjtë që dolën nga akademia blu, mendohet se do të kenë së shpejti para tyre një kontratë 6-vjeçare me të drejtën e zgjatjes së saj edhe për 12 muaj të tjerë. Kështu klubi do të jetë i sigurt se ata do të jenë nën kontratë në periudhën më të mirë të karrierës së tyre dhe nuk rrezikon t’i shpëtojnë nga duart pikërisht kur kanë filluar shpërthimin e formës maksimale.





Lajmet e fundit nga