Ibrahimoviç dhuron “show”, suedezi një yll edhe në… diskotekë
Zlatan Ibrahimoviç ndodhet ende i dëmtuar dhe është duke k...

Pas Kupave të Botës në Brazil dhe Rusi, edhe kjo e Katarit që do të zhvillohet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor të këtij viti, duket se do të jetë “Made in China”. Ndonëse kombëtarja e saj nuk u kualifikua, Kina është më e pranishme se kurrë në Botërorin e Katarit. Duke filluar që nga stadiumi ikonik “Lusail”, ku do të luhet Finalja dhe 9 ndeshje të tjera, te 1.500 autobusët që do të transportojnë zyrtarë e qeveritarë, anëtarë të komitetit organizativ, media dhe tifozë, deri te flamujt e Kupës së Botës, veshjet, shallet e suveniret e tjera... Të gjitha mbajnë siglën “Prodhuar në Kinë” ose “Ndërtuar nga Kina”.
Stadiumi me 80 mijë vende 'Lusail' që sapo ka përfunduar, është aktualisht stadiumi më i avancuar, më i madh dhe më kompleks i futbollit në botë. Ai u ndërtua tërësisht nga Korporata e Ndërtimit të Hekurudhave e Kinës, duke u bërë projekti i parë i një stadiumi të Kupës së Botës i ndërmarrë nga një sipërmarrje kineze si kontraktore e përgjithshme për projektimin dhe ndërtimin, duke thyer monopolin e Perëndimit në këtë sektor.
Sipas Grupit Mediatik të Kinës (CMG), gjatë ndërtimit të këtij stadiumi janë krijuar një sërë rekordesh, duke e bërë atë ndërtesën më të madhe me një çati me rrjet kabllor me dy shtresa në botë dhe ndërtuar me aplikimin e parë të thelluar në botë të teknologjisë së Modelimit të Informacionit të Ndërtesave. Lusail ishte një qytet fantazmë para nisjes së punimeve nga kompania kineze, ndërsa tashmë pritet të ketë një popullsi me të paktën 250 mijë banorë, duke synuar të bëhet destinacioni i ri turistik i Gadishullit Arabik si Dubai dhe Abu Dhabi. Falë edhe stadiumit imponues, qyteti që u krijua në shkretëtirë në një kohë rekord, sot është më i madh se Xhenova e Bolonja së bashku.
Ndërmarrjet kineze kanë marrë pjesë gjithashtu edhe në ndërtimin e disa prej 8 stadiumeve të tjera të Kupës së Botës në Katar. Por brenda dhe jashtë fushave të futbollit, “kontributi i Kinës” për Kupën e Botës, ka lënë gjurmë edhe në rrjetin e ri nëntokësor prej 75 kilometrash, autostradat, aeroportet, hotelet apo ndërtesat e gjeneratës së re, të ndërtuara së fundmi në Katar. Edhe në fushën e transportit, ishte kompania kineze “Yutong” ajo që fitoi ofertën për projektin e automjeteve të shërbimit të Kupës së Botës. Katari do të importojë plot 1.500 autobusë nga Kina, rreth 900 prej të cilëve elektrikë. Në përgjigje të temperaturës së lartë dhe mjedisit të stuhive të rërës në Katar, kompania “Yutong” ka zhvilluar dhe optimizuar posaçërisht modele të përshtatshme, duke krijuar dizajne kondicionerësh dhe baterish që mund të përshtaten plotësisht me kushtet e shkretëtirës.
Ndonëse nuk mori pjesë, edhe në Botërorin e 2018-ës, Kina kishte lënë gjurmët e saj. Mbi 100 mijë kinezë kishin udhëtuar në Rusi me këtë rast, ndërsa 40 mijë prej tyre i ndoqën ndeshjet nga shkallët e stadiumit. Kina u konfirmua si kampione mes kombeve më të pranishme në tribuna, pavarësisht mungesës së kombëtares së tyre në garë.
Ndërsa në Botërorin e Brazilit në vitin 2014, Kina ishte absolutisht personazhi kryesor. Adidas Brazuca, topi zyrtar i kampionatit, u krijua nga një kompani në Shenzhen, “Forward Sport”. Madje “Made in China” ishte edhe vetë trofeu i artë i Kupës së Botës, prodhuar nga Dongguan Wagon Giftware Co Ltd. Ndërsa kompania kineze, Yingli Green Energy Holding, furnizoi 27 struktura me panele diellore për të ndriçuar stadiumet. Trenat elektrikë me shumë njësi (EMU) që lidhën stadiumet me zonat e ndryshme urbane, ishin gjithashtu kineze. Edhe vetë maskota e Botërorit u prodhua nga Kayford Holding, në provincën Jiangsu. Në atë kohë mediat kineze shkruanin me të drejtë se “Kina ka fituar kampionatin botëror".
Por pasi i ka “fituar” tri Botëroret e fundit, tashmë Kinës i mbetet të provojë triumfin edhe në tapetin e gjelbërt. Edhe pse ndër sportet jo shumë të preferuara në Kinë, shumë shpejt nuk është çudi që edhe futbolli të mund të arrijë majat. Ende pa kaluar një dekadë nga shpallja e objektivave, numri i fushave të futbollit në të gjithë vendin, është rritur nga 11.000 në 70.000, ndërsa 50 milionë kinezë, përfshirë 30 milionë studentë, luajnë rregullisht futboll.
Deri në vitin 2025 priten të hapen rreth 50 mijë shkolla futbolli, të cilat pritet të prodhojnë gati 100 mijë futbollistë të denjë për të veshur fanellën e ekipit të tyre kombëtar. Rruga e Kinës drejt futbollit duket se sapo ka nisur. Të parat që po provojnë suksesin janë femrat, që këtë vit sapo u shpallën kampionë të Azisë, ndërsa siguruan edhe kualifikimin për në Botërorin e 2023-shit. (CRI)
Zlatan Ibrahimoviç ndodhet ende i dëmtuar dhe është duke k...
Maroku është në kërkim të një trajneri, pasi mbyllën bashkëp...
Superiores i duhen dhe 3 ditë për të filluar, ndërsa Kastrio...
Në këto momente, trajneri bardhekuq ka vetëm 15 lojtarë të...
Todd Boehly po përpiqet të sjellë një frymë të re në Londër....
Ish-portieri legjendar i Kombëtares shqiptare, Skënderbeut d...
Qendërmbrojtësi i Kristal Palas, Joakim Andersen, është vënë...
Rei Manaj po fiton gradualisht terren te klubi anglez ...
Pasi argëtoi stadiumin “Allianz” në 66 minutat e ndesh...
Xhamal Musiala është lojtari i momentit te Bajerni i Mynihut...
Totenhemi ka zyrtarizuar transferimin e Destini Udoxhi pas a...
Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Nacho Monreal, ka vendosur të var...
Ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës, e cila ishte e v...
Adnan Januzaj ka mbetur pa ekip, duke shqyrtuar ofertat në d...
Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Dejan Zarub...
Futbollisti argjentinas, Ezekiel Kriliano, është arrestuar p...
UEFA Champions League do të mësojë në 25 gusht edhe grupet r...
Kukësi do të presë Tiranën në shtëpi në sfidën hapëse të S...
Me sezonin e ri televiziv që sapo ka filluar shumica e...
Sulmuesi argjentinas i Juventusit, Angel di Maria, ish...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...