web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pesë gola në 20 minuta, Njukastëll turpëron Totenhemin

23 Prill 2023, 17:45, Sport CNA

Kanë përfunduar dy sfidat e javës së 32-të të Premier Ligës.

Njukastëll ka turpëruar Totenhemin me 6 gola. Vendasit e nisën në mënyrë të përkryer pjesën e parë teksa shënuan 5 gola në 20 minuta ndeshje. 45 minutat e para përfunduan me rezultatin 5-0. Ndërsa në pjesën e dytë “Spursat” arritën të shënonin golin e nderit me Herri Kejn në minutën e 49′. Por në të 67′ Uilson shënoi dhe golin e 6-të për Njukastëllin. 

Më këtë super fitore Njukastëll renditet në vendin e 3-të me 59 pikë ndërsa Totenhemi renditet në vendin e 5-të me 53 pikë.

Nga ana tjetër Uest Hem ka triumfuar në transfertë përballë Bërnmuthit. Ata kanë fituar me rezultatin 4-0. Pas kësaj ndeshje Uest Hem pozicionohet në vendin e 13-të me 34 pikë ndër Bërnmuth në vendin e 15-të me 33 pikë.





Lajmet e fundit nga