web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partizani mund të humbasë një nga "yjet" e skuadrës

9 Gusht 2022, 08:50, Sport CNA
Partizani mund të humbasë një nga "yjet" e
Partizani

Një prej Xhuliano Skukës ose Tedi Carës mund të largohet në këtë verë nga Partizani. Ky i fundit duket më i sgurt. Në adresë të klubit ka pasur disa oferta, teksa më e fundit është për kavajasin. Një klub nga Portugalia, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka shfaqur interes dhe ka kërkuar të dijë rreth situatës së sulmuesit.

Bisedimet janë konkrete dhe Partizani gjithashtu ka në plan të shesë në këtë verë për të rregulluar bilancet pas eliminimit të shpejtë në Kupat e Europës. Vetë Cara ia ka bërë të qartë klubit se është i hapur për ofertat që mund të vijnë nga jashtë dhe Portugalia do të ishte një destinacion mjaft interesant për të.

Në rast se vjen oferta e duhur, që do të ishte diku te 300 mijë euro, Carën mund të mos e shohim të veshur me fanellën e kuqe në sezonin e ardhshëm.

Para Europës për sulmuesin ka pasur interes edhe nga vende të tjera, por klubi refuzoi për shkak se pretendonin të shkonin sa më larg në Europë dhe 22-vjeçari ishte një nga lojtarët kryesorë të sulmit. Në ditët në vijim pritet të kemi më shumë zhvillime rreth së ardhmes së Carës, që duket se vjet luajti sezonin e fundit me “demat”.





Lajmet e fundit nga