LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takim mes Reginaldos dhe drejtuesve të Dinamos për të vendosur të ardhmen

8 Gusht 2022, 16:50, Sport CNA
Takim mes Reginaldos dhe drejtuesve të Dinamos për të vendosur
Arturo Reginaldo

Sulmuesi nga Mozambiku, Arturo Rexhinaldo, mësohet se është kthyer në Shqipëri dhe pritet që në orët e ardhshme të bisedojë me drejtuesit e Dinamos për të ardhmen e tij.

Lojtari erdhi në janar të këtij viti te blutë, por rezultoi shumë larg pritshmërive, pasi në 17 ndeshje të luajtura, nuk shënoi asnjë gol.

Rexhinaldo është nën kontratë me Dinamon edhe për një sezon, kështu që nuk përjashtohet mundësia të qëndrojë me kryeqytetasit edhe në Kategorinë e Parë.

Lajmet e fundit nga