web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fantastik Lenjani, futbollisti i Kombëtares debuton me asist kundër Fenerbahçes

8 Gusht 2022, 22:07, Sport CNA
Fantastik Lenjani, futbollisti i Kombëtares debuton me asist kundër
Ermir Lenjani

Futbollisti i Kombëtares, Ermir Lenjani, e ka nisur me asist aventurën te skuadra turke e Umranijespor. Në minutën e 29-të, shqiptari, me një të majtë të kalibruar e ka dërguar topin te mbrojtësi Glumaç, që nuk fali me kokë duke vendosur baraspeshën.

Në minutën e 19-të ishin vendasit e Fenerbahçes, që gjetën rrugën e rrjetës me Ener Valencian. Teksa kundërpërgjigjja nuk mungoi. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-1, goli e dytë për Fenerin e shënoi sërish.

 

Për sa i përket Lenjanit, 33-vjeçari, në këtë merkato vere u largua nga skuadra e Grasshopers, për të nisur aventurën e re në elitën e futbollit turk. Mbrojtësi arriti të fitonte menjëherë vendin e titullarit tek Umranijespor, duke justifikuar më së miri besimin e drejtuesve.





Lajmet e fundit nga