web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga “Big Brother” në rival të Barçës, kush është presidenti i klubit që do të ndeshet me katalanasit në Kupë

19 Janar 2023, 16:29, Sport CNA

Nga “Big Brother” në rival të Barçës, kush

Çdo qenie njerëzore e ka një të kaluar. Dhe ajo e presidentit të Seutës, rivalit të Barçës sonte në Kupën e Mbretit, është më e veçanta. Luhaj Hamido, mikpritësi i Joan Laportës në “Alfonso Murube”, ka qenë një figurë mediatike midis shtatorit 2003 dhe janarit 2004, sepse në moshën 20-vjeçare ai mori pjesë në edicionin e 5-të të “Big Brother” në Spanjë.

Edhe pse ishte i dyti nga kandidatët që la shtëpinë, ai u bë i famshëm me batutat e tij. Periudha e tij në program mbahet mend gjithashtu, sepse ai shkoi në program me një busull për t’u orientuar se ku ishte Meka dhe kështu të mund të përmbushte lutjet e tij dhe të ruante zakonet e tij myslimane brenda shtëpisë.

Një student i kimisë në atë kohë, Hamido nuk e mbajti flirtin me botën e “showbizz”-it dhe u fokusua në studimet e tij, duke fituar për kimi dhe kriminologji.

Disa vite më parë iu desh të kthehej në qytetin e tij, Seuta, për t’u kujdesur për të atin dhe pikërisht atëherë mori vendimin për të marrë drejtimin e Klubit Seuta.

Në vitin 2016 ai u bë president i këtij klubi, i cili në atë kohë ishte i zhytur në një krizë të thellë ekonomike. Sonte në mbrëmje Seuta e tij do të sfidojë Barcelonën në Kupën e Mbretit. Jo keq!





Lajmet e fundit nga