web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Muriqi rrëfehet për La Ligën: Luftën nuk ia uroj askujt, dy muaj me 50 veta në një dhomë

19 Janar 2023, 11:42, Sport CNA

Muriqi rrëfehet për La Ligën: Luftën nuk ia uroj askujt, dy

Vedat Muriqi është shndërruar në aktorin kryesor për Mallorca-n, teksa në 15 ndeshje të La Ligës, bomberi i Kosovës ia ka dalë të shënojë në tetë raste, po aq sa edhe Karim Benzema i Real Madridit. Së fundmi, 28-vjeçari në një intervistë për kanalin zyrtar të La Ligës rrëfen historinë e tij nga lufta në Kosovë, largimi për në Shqipëri, ndërsa në fund thekson se Mallorca është zgjedhja më e mirë në jetë.

“Mbaj mend që prindërit më tregonin se para luftës, gjithçka ishte në rregull. Unë e mbaj mend atë që ndodhi në luftë dhe ishte e tmerrshme, një periudhë e errët. E përsëris shpeshherë që asnjë qënie njerëzore nuk duhet ta përjetojë diçka të tillë, u detyruam të largoheshim nga shtëpitë tona. Shkuam në Shqipëri dhe për dy muaj qëndruam në një dhomë me 50 persona të tjerë.

Të gjithë ne që kemi përjetuar luftën, u japim shumë vlerë gjërave të tjera në jetë. Në disa raste kam dyshuar për kalimin tim te Mallorca, por në fund mendoj se është zgjedhja më e mirë që kam bërë në jetën time. Më kanë mirëpritur prej ditës së parë dhe kjo më dhuron shumë besim”, u shpreh Muriqi.





Lajmet e fundit nga