web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshime në stolin e Partizanit, gati trajneri i ri dhe afrime nga rivalët e Tiranës

5 Dhjetor 2023, 13:09, Sport CNA

Aktualisht stafi i Partizanit përbëhet vetëm nga Abilaliaj dhe Kalari, pasi dy ndihmësit e Zekiç, Marios Kuic dhe Markos Matijeviç janë larguar me konsensus. Megjithatë Orges Shehi duket çdo ditë e më pranë Partizanit. Pavarësisht konfirmimit të Abilaliajt nga ana e presidentit Demi, ky i fundit, por edhe vetë drejtori, e kanë pasur të qartë që në fillim planin për të rikthyer ish-portierin në kampin e kuq.

I kushtëzuar nga një kontratë aktive me Tiranën, Shehi e ka pasur të pamundur t’i bashkohet Partizanit, por bëhet me dije se fjalën e tij te presidenti Demi e ka dhënë. Pavarësisht ofertave të tjera nga Superiorja, ish-trajneri bardheblu ka vendosur për Partizanin dhe bashkimi me të kuqtë është thjesht çështje kohe, ditësh, ndoshta edhe orësh. Bashkë me të, te të kuqtë do të kthehen edhe dy ish-lojtarë të tjerë të Partizanit, Artan Karapici dhe Sebino Plaku.





Lajmet e fundit nga