web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur

5 Dhjetor 2023, 12:18, Sport CNA

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur

Një lajm i trishtë ka ardhur për futbollin shqiptar mëngjesin e sotëm. Është ndarë nga jeta ish-sulmuesi i njohur i Lushnjës, Kapllan Pepa, në moshën 73-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë me dije familjarët e tij dhe vetë klubi i Lushnjës me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Lamtumirë Kapllan Pepa! Është ndarë nga jeta një prej emrave emblemë të futbollit të Lushnjës, sulmues dhe goleador i spikatur i viteve ‘70… Kapllani ka pasur dhe një kontribut shumë të madh në rritjen e talenteve të qytetit, sidomos në vitet 2000 kur Lushnja ishte e Superiores! Ngushëllime për të gjithë botën e futbollit, për familjarët dhe të afërmit… Prehu në paqe legjendë!”.


Përveç Traktorit të Lushnjës, Pepa ka luajtur dhe me Luftëtarin e Naftëtarin. Ai gjithashtu ka punuar dhe si trajner moshash dhe drejtor teknik i Lushnjës në vitet 2010-2011.





Lajmet e fundit nga