web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndeshja me Çekinë, Silvinjo “sakrifikon” mesfushorin

11 Tetor 2024, 17:51, Sport CNA

Ndeshja me Çekinë, Silvinjo “sakrifikon” mesfushorin

Trajneri Silvinjo, ka qenë i detyruar të sakrifikojë një nga lojtarët për takimin me Çekinë, këtë të premte.

UEFA nuk lejon më shumë se 23 futbollistë të grumbulluar, ndërkohë që Shqipëria kishte 24 lojtarë.

Në këtë situatë, Silvinjo ka vendosur të largojë mesfushorin Feta Fetai, që ishte edhe risia e grumbullimit. Talenti kuqezi është i detyruar ta ndjekë ndeshjen nga tribuna në “Epet Arena”.

Mbetet të shihet, nëse mesfushori do të jetë i grumbulluar për takimin e radhës, atë ndaj Gjeorgjisë, tre ditë më vonë.





Lajmet e fundit nga