web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Soucek: Kam luajtur tri ndeshje ndaj Shqipërisë, dua fitoren e dytë

11 Tetor 2024, 12:05, Sport CNA
Soucek: Kam luajtur tri ndeshje ndaj Shqipërisë, dua fitoren e
Tomas Soucek, Burimi: Transfermarkt

Republika Çeke-Shqipëri do të përballen këtë të premte në orën 20:45 në “Epet Arena”, takimi i tetorit në Ligën e Kombeve.

Duke folur për mediet përpara kësaj sfide, kapiteni i çekëve, Tomas Soucek, u shpreh se ka luajtur në të tria takimet e Kombëtares së tij ndaj Shqipërisë.

Më tej, mesfushori i West Ham u shpreh se beson dhe shpreson që Çekia do ta fitojë ndeshjen e katërt ndaj Shqipërisë.

“Kam luajtur tri ndeshje kundër Shqipërisë me kombëtaren e Çekisë dhe në to kemi marrë një fitore, një barazim dhe kemi pësuar një humbje. Shpresoj që këtë herë të fitojmë. Ndoshta mund të marrim maksimumin nga ndeshja në shtëpi, pasi duam të marrim maksimumin. E dimë që Shqipëria ka një ekip cilësor ndaj duhet të japim maksimumin”, -deklaroi Soucek.

Kjo është ndeshja e parë për muajin tetorin në Ligën e Kombeve për Çekinë dhe Shqipërinë./CNA





Lajmet e fundit nga