E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Pas fitores me Moldavinë të shtunën, Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë nesër për ndeshjen e tretë të grupit E ndaj Ishujve Faroe, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
Në prag të kësaj ndeshje, pasditen e sotme, në një konferencë për mediat dolën trajneri i Kombëtares, Silvinjo dhe mesfushori Ylber Ramadani, të cilët folën në lidhje me këtë sfidë të rëndësishme për kuqezinjtë.
Trajneri Silvinjo vlerësoi kundërshtarin, ndërsa foli edhe për situatën në kampin kuqezi, ku theksoi se lojtarët shqiptarë që do të zbresin në fushë duhet të japin maksimumin në fushë për të arritur objektivin. Pavarësisht fitores në Tiranë kundër Moldavisë, trajneri Silvinjo u shpreh se nuk ka eufori në skuadër, ndërsa foli edhe për formacionin ndaj Ishujve Faroe.
Situata në kampin kuqezi, formacioni dhe sa do të ndikojë fusha me bar sintetik në ndeshjen e nesërme – Fusha me bar sintetik mund të ketë vështirësitë e veta, por është e njëjtë për të dyja skuadrat dhe mesa kemi parë është në gjendje të mirë. Ne do të kemi një seancë stërvitore sot për t’u pëtshtatur për ndeshjen nesër, që unë e shoh si një ndeshje të vështirë. E kemi thënë prej disa ditësh që nuk ka ndeshje të lehta dhe ne po përgatitemi sa më mirë. Sa i përket formacionit, kemi një seancë të fundit sot dhe do të shohim gjendjen e lojtarëve dhe më pas do të vendosim. Kemi kohë deri nesër në mëngjes për të fiksuar 11-shen titullare. Sa i përket situatës, nuk ka eufori. E kemi theksuar dhe ritheksuar që kemi 6 finale përpara. Pres që lojtarët të vrapojnë me 100km/h që ne të arrijmë objektivin, pasi kjo është mënyra e vetme.
Sa shanse kemi për të marrë një rezultat pozitiv dhe sa e kemi studiuar kundërshtarin – Ndeshja me Ishujt Faroe është diçka krejt ndryshe nga ajo me Moldavinë. Është një ndeshje shumë e vështirë. Mendoj që euforia nuk ka vend në skuadër sepse ndeshja me Moldavinë ka mbaruar për ne. Morëm 3 pikët, një ndeshje shumë e vështirë, por tashmë e kemi mbyllur atë kapitull. Kemi përpara gjashtë ndeshje të vështira, 6 finale. Nesër ndaj Ishujve Faroe kemi një ndeshje të fortë. Luajmë ndaj një rivali që mund të përshtatet gjatë gjithë kohës në fushë me skema të ndryshme. Është një lojë tepër fizike, lojtarët e Ishujve Faroe janë shumë të rrezikshëm sidomos në lojën në ajër dhe në goditje standarde.
Si do të luajë Shqipëria kundët Ishujve Faroe? – Ritheksoj edhe njëherë që ndeshja me Moldavinë është tjetër histori dhe për ne ka marrë fund. E kemi fokusin vetëm te ndeshja me Ishujt Faroe. Është një rival krejt ndryshe, në fushë, në lojë. Ndaj Moldavisë vërtetë na u deshën 52 minuta për të gjetur golin, por ndeshjet luhen 90 minuta dhe e rëndësishme është fitorja. Na duhet pak durim dhe seriozitet dhe presim që të jetë një ndeshje shumë e vështirë këtë herë.
A do t’i imponoheni kundërshtarit si në Tiranë apo do të tregoni më shumë kujdes në transfertë? – Për mendimin tim nuk ka lidhje kujdesi apo transferta. Është një ndeshje krejt ndryshe nga e para. Duhet të shohim përpara, kemi një ndeshje kundër Ishujve Faroe që po e përgatisim shumë mirë dhe jemi gati të zbresim nesër në fushë, të luftojmë dhe të marrim maksimumin ndaj një ekipi që luan fort në aspektin fizik dhe dinamik. Duhet të jemi të fokusuar sepse kemi një rival të fortë.
Mesfushori Ylber Ramadani ishte krah trajnerit Silvinjo dhe para mediave theksoi se nuk ka vend për eufori te Shqipëria para duelit kundër Ishujve Faroe, pasi ata do mundohen t’ua bëjnë të vështirë dhe të marrin pikë. Ramadani u shpreh se do të futen në fushë të japin maksimumin për të marrë tre pikët, pasi ky është objektivi i Kombëtares kuqezi.
A do e vuajmë fizikisht këtë ndeshje? – “Ne jemi të gjithë profesionistë dhe këto dy ndeshje kemi ardhur t’i luajmë duke dhënë 100 përqindëshin në fushë. Besoj se do shkojmë aty të bëjmë maksimumin dhe të marrim rezultat pozitiv në këtë ndeshje”.
Sukses me gola apo ju kënaq një fitore minimale? – “Normalisht nuk duhet të kalojmë në eufori. Duhet të hyjmë në ndeshje me qasje shumë të mirë, duhet të hyjmë aty të marrim rezultat pozitiv, duhet të hyjmë të bëjmë maksimumin të gjithë që të shkojmë në Shqipëri me fitore”.
Çfarë ka ndryshuar në ekip fitorja me Moldavinë? – “Normalisht çdo ndeshje kemi vetëbesim dhe duhet të bëjmë maksimumin. Kemi shumë energji pozitive brenda grupit, jemi shumë të kënaqur pasi trajneri ka futur energji shumë pozitive në ekip.
Ndeshja me Ishujt Faroe? – “Duhet të përshtatemi që në momentin e parë në fushë, deri në momentin e fundit. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, shumë e fortë fizikisht. Nuk ka më ndeshje të lehta dhe jemi përgatitur të përballemi me një kundërshtar shumë të fortë”.
Hera e parë që përballeni me Ishujt Faroe, sa e njihni kundërshtarin? – “E njoh shumë mirë, pasi kam jetuar për katër vite në Danimarkë. Kam një shok që luan aty, nuk janë ekip i lehtë. Ata do mundohen të na e bëjnë jetën të vështirë. E njoh më mirë se sa e mendoni Ishujt Faroe”.
Gledi Mici i dha fund aventurës 3-vjeçare me Prishtinën, tek...
Tashmë nuk ka dyshime. UEFA e konfirmon vetë. Goli i Jasir...
Lëvizje surprizë në Kategorinë e Parë! Luzi 2008 do t’i be...
Kontrata e Barçës me Vitor Roque-n do të jetë e vlefshme der...
Klodian Duro ka analizuar skuadrën tonë Kombëtare, pas fitor...
Një lajm i mirë vjen nga Spanja për gjendjen e Sergio Rico...
“Nuk ka asnjë shans që të largohem nga Inter”, kështu u sh...
Jeta në Manchester ndryshon shumë nga ajo në mëmëdhe. Erli...
Për Belgjikën mund të thuhet gjithçka veçse të konsiderohe...
Tirana zyrtarizoi mbrëmjen e djeshje rikthimin e Albi Dokë...
Dinamo ka bërë hapat e parë në lidhje me skuadrën e sezoni...
Real Madrid nuk ndalet në merkato. “Galaktikët” kanë zyrta...
Vedat Muriqi këtë sezon pa diskutim u kthye në lojtarin më t...
Shorti i Champions-it, sot ndahen vazot. Partizani ka nisur ...
Në Kukës është vetëm kohë largimesh. Tre të fundit që janë...
Kombëtarja arriti të fitonte me Moldavinë me shifrat 2-0, ...
Komentatori rumun i sportit Bogdan Cosmescu, ka ngritur dysh...
Telashet ishin në horizont për Quincy Promes, por tashmë a...
Ergys Peposhi u largua vetëm pak ditë më parë nga skuadra ...
Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...