web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Merkatoja e Vllaznisë, Brdariç: Presim firmën e Gurishtës, një titullar ka kërkuar largimin

11 Qershor 2024, 12:34, Sport CNA

Merkatoja e Vllaznisë, Brdariç: Presim firmën e Gurishtës,

Vllaznia u rikthye në stërvitje, për fazën kualifikuese në Konferencë Ligë. Ndryshimet te shkodranët kanë qenë të shumta në këtë periudhë, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç, u shpreh se skuadra ende nuk është e plotë dhe po punohet për të krijuar një ekip konkurrues, për titullin kampion dhe për të kaluar turin në Konferencë Ligë.

Brdariç pranoi negociatat për rikthimin e Gurishtës dhe tha se shpreson që të firmosë, ndërsa zbuloi se mbrojtësi tjetër i djathtë, Geralb Smajli, ka kërkuar largimin.

Sipas tij, në merkato po punojnë të gjithë, duke filluar nga presidenti, te drejtori sportiv dhe stafi teknik.

"Hapi i radhës është kualifikimi në Ligën e Konferencës. Pastaj fillon sezoni dhe do synojmë maksimumin. Kur punon te Vllaznia, detyra e vetme që ke është që të bësh maksimumin. Maksimumi është të bëhesh kampion. Ne do të shohim se ku do të shkojmë. Nuk kam ardhur vetëm të zë një vend. Kemi pasur kohë të mira për të përsëritur të njëjtat kohë, të gjithë duhet të punojmë, duhet edhe pak fat. Nëse çdo gjë shkon mirë, do jemi shumë të lumtur.

Jemi duke punuar, siç thashë më përpara kemi marrë disa lojtarë por nuk kemi mbaruar akoma. Shpresojmë që Gurishta të nënshkruajë. Me sa di unë, Smajli do një aventurë të re. Nëse do të largohet le ta bëjë, nëse nuk do është i mikpritur.

Në merkato po punojmë së bashku. Sigurisht që presidenti dhe drejtori sportiv japin mendimet, por për të vendosur, e bëjmë të gjithë bashkë. Deri më tani jemi në rrugën e duhur për të gjetur lojtarë të mirë. Nëse dikush nënshkruan, jam i sigurtë që do të na ndihmojë", tha ai. 

Vllaznia e mbylli kampionatin në vendin e katërt dhe do të luajë në turin e parë të Konferencë Ligë, aty ku pret të mësojë kundërshtarin.





Lajmet e fundit nga