web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Çmendi” rrjetin me deklaratat e tij ndaj Pol Pogbasë, vëllai i mesfushorit francez lirohet nga burgu

24 Dhjetor 2022, 14:37, Sport CNA

Sipas informacioneve të fundit nga “Le Parisien”, vëllai i Pol Pogbasë, Matias, është liruar nga burgu, ku mbahej që nga 17 shtatori, dita e arrestimit të tij.

Akuza ndaj tij ishte ajo e përfshirjes në rrëmbimin dhe zhvatjen e lojtarit të Juventusit, Pol.

Megjithatë, pavarësisht lirimit, Matias nuk do të ketë të drejtë të kontaktojë me anëtarët e familjes e aq më tepër me lojtarin e Juventusit.

Ndër të tjera atij i është ndaluar largimi nga Franca dhe përdorimi i rrjeteve sociale, teksa një herë në javë ka detyrimin e paraqitjes.

Sa i përket Pogbasë, ai nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë në lidhje me çështjen, për të cilën u ka besuar gjithçka avokatëve të tij.





Lajmet e fundit nga