web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vulaj drejt largimit nga Vllaznia, por në lojë është një shumë e madhe parash

24 Dhjetor 2022, 12:11, Sport CNA

Pas ndeshjes ndaj Teutës tekniku i kuqebluve, Mirel Josa, i pyetur për lëvizjet e pritshme në merkato tha se fillimisht duhet menduar për daljet. Në ekipin shkodran janë disa lojtarë që mund të futen në listën e lojtarëve që mund të largohen, por i pari që vjen direkt në mendje është Kristian Vulaj.

Shqiptaro-malazezi erdhi me shumë bujë te Vllaznia dhe pritshmëritë ndaj tij ishin tejet të mëdha, por ai nuk përshtatet me skemat e Josës dhe është aktivizuar shumë më pak seç e priste.

Gjithashtu, paga e tij është një nga më të lartat te Vllaznia dhe klubi nuk është i gatshëm të paguajë aq shtrenjtë për një lojtar që qëndron më së shumi në stol.

Por ndarja nuk pritet të jetë shumë e lehtë, sepse Vulaj ka kontratë për tri vite dhe në lojë është një shumë madhe parash, për të cilat palët do të zhvillojnë një “luftë të ftohtë”.





Lajmet e fundit nga