web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Operacioni “fshesa”, ja 6 lojtarët që mund të prishin kontratën te Flamurtari

24 Dhjetor 2022, 14:23, Sport CNA

Janë disa lojtarë që mund të largohen dhe “Panorama Sport” mëson nga burime pranë klubit se janë lëkundur pozitat e emrave të njohur madje, të cilët mund të marrin valixhet përfundimisht për të mos u kthyer më në Vlorë më datën 3 janar, kur dhe pritet që të grumbullohet skuadra.

Tre mbrojtës duket se janë në pikëpyetjet e drejtuesve për fazën e dytë, pikërisht Amidou Zana Silue, Silvester Shkalla dhe Mohamed Hussain Sulaimani.

Në listën e dyshimeve në mesfushë është lojtari me pasaportë franceze, Fouseni Kamisoko, por nuk përjashtohet as braziliani Juri. Ndërsa nga sulmuesit, më shumë i rrezikuar duket se është Fernando Ndrejaj, që ka qëndruar në stol deri më tani.

Nga lojtarët e huaj mësohet se janë të paktën katër futbollistë që nuk bëhet fjalë të largohen. Sulmuesit Erik Flores dhe Xhonatan Fausto da Silva, si dhe mesfushorët Fernando Armando dos Santos dhe Indio Oliveira nuk do të lihen të lirë nga drejtuesit e klubit.

Me ata ndoshta mund të prishet kontrata kundrejt blerjes së kartonit të tyre, por me objektivin që ka Flamurtari zor se lihen të lirë, nisur edhe nga cilësitë që kanë si lojtarë.

KONTRATA – Sulmuesi Iakoveli, që u largua së fundmi, është nën kontratë me klubin. Kjo do të thotë se në rast zgjidhjeje të njëanshme nga klubi, mund të ketë penalitete.

Por, duket se marrëveshja do të jetë me konsensus, pasi mësohet se lojtar para dy ditësh është paguar, duke iu shlyer çdo detyrim për vitin kalendarik që po mbyllet, bashkë me dëmshpërblimin.

Në kontratat që lojtarët kanë nënshkruar me klubin ka një klauzolë. Nëse skuadra del jashtë objektivave, kontrata prishet dhe penaliteti varion nga 20 deri në 40% për lojtarët.





Lajmet e fundit nga