web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Liverpool-Real dhe PSG-Bayern si finale, mësoni ndeshjet e Champions-it

4 Nëntor 2025, 08:02, Sport CNA

Liverpool-Real dhe PSG-Bayern si finale, mësoni ndeshjet e Champions-it

Raundi i katërt i Ligës së Kampioneve vjen këtë të martë, me nëntë ndeshjet e para.

Përballja kryesore do të jetë ajo mes Liverpool-it dhe Real Madrid-it në “Anfield”, ndërsa një tjetër sfidë e nivelit të lartë pritet në Paris mes PSG-së dhe Bayern Munich.

Gjermanët kanë arritur 15 fitore radhazi dhe synojnë të vazhdojnë këtë seri pozitive, ndërsa kampionët në fuqi të PSG-së kërkojnë tri pikët përpara tifozëve të tyre.

Juventus-i do të ndeshet me Sporting Lisbona, ndërsa Atletico Madrid pret belgët e Royale Union SG.

Takime të tjera të mbrëmjes janë Tottenham–Copenhagen, Bodo/Glimt–Monaco dhe Olympiacos–PSV. Dy ndeshjet e para të ditës, Napoli–Eintracht dhe Slavia–Arsenal, do të luhen në orën 18:45.

Liverpool-Real dhe PSG-Bayern si finale, mësoni ndeshjet e Champions-it





Lajmet e fundit nga