web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Poloni-Shqipëri, luhet për Botërorin. Gjithçka ndodhi në kohë reale

26 Mars 2026, 20:31, Sport CNA

Poloni-Shqipëri, luhet për Botërorin. Gjithçka ndodhi

Kombëtarja Shqiptare do të zbresë sonte në fushë përballë Polonisë në një ndeshje historike për "play-off"-in e Botërorit 2026, por me disa ndryshime të rëndësishme.

Trajneri Silvinjo, i detyruar nga rregullat e UEFA-s që lejojnë vetëm 23 lojtarë të grumbulluar për ndeshje, ka lënë jashtë listës finale për këtë takim Jasir Asanin, Nazmi Gripshin dhe Klisman Caken.

Poloni-Shqipëri, do të luhet mbrëmjen e kësaj të enjte duke nisur nga ora 20:45 në Varshavë.

POLONI-SHQIPËRI 2-1

KOMENTI LIVE

Mbyllet ndeshja. 

74’- E pabesueshme në Varshavë. Polonia kalon në avantazh me supergolin e Zielinski.

72’- Mundësi tjetër e artë e shpërdoruar nga Shqipëria. Broja asiston për Stavro Pilo, por tentativa e këtij të fundit ndalet nga portieri.

67’- Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Hoxha dhe Nedim Bajrami, në fushë futen Broja dhe Pilo.

63’- Polonia barazon shifrat. Lewandowski shfrytëzon një goditje këndi dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë.

62’- rrezikshëm Lewandowski me një gjuajtje nga jashtë zone, por devijohet në këndore.

60’- Tjetër mundësi e mirë për Nedim Bajramin. Gjuajtja e fantazistit kuqezi devijohet në zonë dhe largohet rreziku.

49’- Drithërima në portën e Shqipërisë. Gjuajtja e Zielinskit shkon ngjitur me shtyllën.

47’- Mundësi e mirë për Shqipërinë, Hoxha pason në zonë, por topi i tij nuk shfrytëzohet.

45′– Starton pjesa e dytë e takimit.

45’- Në stadium dëgjohen tifozët shqiptarë, teksa këndojnë: “O sa mirë me qenë shqiptar.”

42’- GOOOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shënon Arbër Hoxha. Përfiton nga një gafë në prapavijë dhe shënon, duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.

35’- Ndëshkohet me karton të verdhë Mitaj. Ndali në mënyrë të parregullt Rozgan, pas një topi të humbur nga Shehu.

34’- Rozga provon me një gjuajtje të fortë, Strakosha e shoqëron me sy jashtë.

32’- Presion i Qazim Laçit! Polakët humbasin topin, por fitojnë rivënie anësore.

27’- Laçi rrëmben një top në afërsi të zonës, tenton me një gjuajtje të fortë, e cila devijohet dhe shkon në duart e portierit.

16’- Rrëzohet keq Arlind Ajeti. Nuk vazhdon dot lojën dhe kërkon zëvendësimin. Ismajli futet në fushë.

15’- Çfarë rasti për Shqipërinë. Topi mbetet në zonën polake, por nuk shfrytëzohet dhe shkon në këndore.

14’- Mundësi e mirë për Shqipërinë, që nuk shfrytëzohet. Bajrami pason për Hoxhën në afërsi të zonës, por ky i fundit ngatërrohet.

10’- Ndizet sfida! Ajeti kërkon karton për goditje nga Lewandowski. Arbitri Taylor akordon vetëm faull.

8’- Tjetër mundësi e mirë për Poloninë. Bednarek provon me kokë, por Hysaj largon mbi vijën fatale.

5’-  Pranë golit Polonia. Lewandowski i afrohet avantazhit, por gjuajtja e sulmuesit devijohet në këndore.

2’- Rrezik i polakëve nga e djathta. Juljan Shehu largon rrezikun.  

0′- Starton sfida! Luhet për ëndrrën Botëror.

15’- Çfarë rasti për Shqipërinë. Topi mbetet në zonën polake, por nuk shfrytëzohet dhe shkon në këndore.

14’- Mundësi e mirë për Shqipërinë, që nuk shfrytëzohet. Bajrami pason për Hoxhën në afërsi të zonës, por ky i fundit ngatërrohet.

8’- Tjetër mundësi e mirë për Poloninë. Bednarek provon me kokë, por Hysaj largon mbi vijën fatale.

5’-  Pranë golit Polonia. Lewandowski i afrohet avantazhit, por gjuajtja e sulmuesit devijohet në këndore.

2’- Rrezik i polakëve nga e djathta. Juljan Shehu largon rrezikun.  

Starton sfida! 





Lajmet e fundit nga