web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohen numrat, kush i “pason” Asanin dhe Manajn në Kombëtare

26 Mars 2026, 17:00, Sport CNA

Zbulohen numrat, kush i “pason” Asanin dhe Manajn në

Përzgjedhja e numrave për ndeshjen ndaj Polonisë ka sjellë disa surpriza të mëdha në listën zyrtare të Silvinjos.

Mungesa e Jasir Asanit, i cili është dërguar në tribunë, ka bërë që numri 9 t'i kalojë Anis Mehmetit, lojtarit që rikthehet te kuqezinjtë me petkun e protagonistit.

Një tjetër "trashëgimi" peshe është ajo e fanellës me numrin 7, e cila pas dëmtimit të Rey Manajt, i është besuar talentit Adrion Pajaziti.

Ndërkohë, vëmendja do të jetë edhe te dy risitë e prapavijës: Stavro Pilo do të mbajë numrin 19, ndërsa Bujar Pllana numrin 15, duke qenë gati për të debutuar në ndeshjen më të rëndësishme të vitit.

Me këto lëvizje në numra dhe emra, Shqipëria kërkon të surprizojë jo vetëm në fletën e formacionit, por edhe në fushën e stadiumit "PGE Narodowy".





Lajmet e fundit nga