web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LIVE BRAZIL-SERBI/ "Seleçaos" dominojnë, por pjesa e parë mbyllet pa gola

24 Nëntor 2022, 20:47, Sport CNA

Brazili përballet sot me Serbinë në një nga ndeshjet me interesante të Grupit G. Të dy skuadrat e dinë që një fitore u jep një bonus të rëndësishëm për vazhdimin e mëtejshëm në turne.

Brazili nuk ka kursyer yjet duke hedhur në fushë sulmin e frikshëm me Nejmar, Riçarlison, Rafinja e Vinicius, teksa ky i fundit ka kaluar problemet fizike dhe do të luajë nga minuta e parë.

Tadiç dhe Mitroviç do të formojnë dyshen e sulmit për Serbinë, teksa do të mbështeten nga Milinkoviç-Saviç.

LIVE BRAZIL-SERBI 0-0

KOMENTI LIVE

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin pa gola.

42’ Vinicius humb një rast të pabesueshëm teksa përfiton nga gafa e Milenkoviç për t’u nisur drejt portës. Por më pas ai gjuan në mënyrë krejtësisht të gabuar duke çuar sferën jashtë.

31’ Goditje këndi që ekzekutohet nga e djathta me Tiago Silvan i cili nis sferën në shtyllën e parë, por topi përfundon në duart e portierit.

26’ Pasim i shkëlqyer i Tiago Silva për Vinicius, por Milinkoviç-Saviç del dhe largon topin para sulmuesit.

24’ Serbia fiton topin në mesfushë dhe nis një aksion me Tadiç nga e majta, harkimi i tij për Mitroviç ndalet nga Allison.

21’ Kasemiro tenton portën me një gjuajtje të fortë nga 20 metra, Milinkoviç-Saviç kontrollon në dy kohë.

13’ Nejmar tenton portën direkt nga goditja e këndit, Milinkoviç-Saviç grushton mbi traversë.

10’ Nejmar tenton të depërtojë i vetëm në zonë, por rrethohet menjëherë nga shumë fanella të përfaqësueses serbe që i heqin topin nga këmbët.

6’ Pavloviç është i ndëshkuari i parë me të verdhë, pasi nis ‘trajtimin” me një faull ndaj Nejmar.

4’ Rafinja shpërthen në krahun e djathtë, por pasimi i tij në qendër nuk gjen shokët e skuadrës dhe mbrojtja serbe largon.

1′ Nis dueli mes dy skuadrave.





Lajmet e fundit nga