web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Liga e Kombeve/ Spikat Itali-Belgjikë, mësoni ndeshjet e sotme

10 Tetor 2024, 11:08, Sport CNA

Liga e Kombeve/ Spikat Itali-Belgjikë, mësoni ndeshjet e sotme

Këtë të enjte, nis raundi i tretë e Ligës së Kombeve. Padyshim vëmenndja më e madhe do të jetë te supersfida e ligës A, aty ku Italia përballet me Belgjikën.

Ndeshja do të luhet në "Olimpico" të Romës dhe spektakli është i garantuar. Në prag të këtij takimi, trajneri i "axurëve", Luciano Spalletti, u shfaq i bindur se skuadra e tij do t'i befasojë të gjithë.

“Ne duhet që t’i japim vazhdimësi dy ndeshjeve që kemi bërë në shtator. Për këtë arsye, duhet patjetër që të fitojmë ndaj Belgjikës. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë sepse ata kanë ekip të fortë dhe duan gjithashtu që të marrin pikë.

Unë i kam parë lojtarët shumë mirë dhe të karikuar në këtë grumbullim. Kjo do të thotë se kemi një grup interesant, mbi të cilët po punojmë për të ndërtuar të ardhmen e Italisë. Të gjithë shtyjnë nga e njëjta anë dhe me një energji të jashtëzakonshme për të treguar se janë në një moment shumë pozitiv”, deklaroi Spalletti.

Në ndeshjet e shtatorit, Italia u shfaq e papërmbsjtshme, duke triumfuar fillimisht ndaj Francës dhe më pas ndaj Izraelit, për të marrë kryesimin në grupin 2.

Liga e Kombeve/ Spikat Itali-Belgjikë, mësoni ndeshjet e sotme

Përballje interesante në këtë grup do të jetë edhe Izrael-Francë, me “gjelat” që janë të dënuar për të fituar, pasi një rezultat tjetër, do të krijonte një situatë të tensionuar në kombëtare.

Sfidat e bukura nuk mungojnë as në Ligën B, aty ku Anglia pret në shtëpi Greqinë, dy kombëtare që po kalojnë një formë shumë të mirë.

Në Ligën C, Maqedonia e Veriut, e cila ka edhe disa lojtarë shqiptarë në përbërje, do të luajë në transfertë ndaj Letonisë.

 





Lajmet e fundit nga