web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E bujshme, Edon Zhegrova drejt klubit të Serie A ku luan mbrojtësi “kuqezi”

9 Tetor 2024, 19:38, Sport CNA
E bujshme, Edon Zhegrova drejt klubit të Serie A ku luan mbrojtësi
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova është një nga emrat më në formë të momentit jo vetëm në Francë, por në të gjithë Europën.

Sipas medieve italiane forma e sulmuesit “dardan” i ka rënë në sy Atalanta-s, e cila ka shfaqur interesim për të mësuar më shumë për mundësine e blerjes së kartonit nga ekipi i Lille.

Edon Zhegrova kushton rreth 25 milionë euro dhe sipas medieve në Itali, klubi i Atalanta-s mund të vendosë të plotësojë dëshirën e trajnerit Gasperini, për ta sjellë atë në Bergamo tek “zikaltërit”.

Klubi i Serie A kërkon të investojë tek futbollistët e rinj e të talentuar, duke patur kështu plane afatgjata për ndërtimin e një ekipi sa më ambicioz për të ardhmen.

25-vjeçari ka kontratë deri në verën e vitit 2026-të me Lille dhe për të blerë sulmuesin nga Lille, Atalanta-s do i kushtonte shumë, duke ditur që interes për të ka shfaqur edhe Real Madrid./CNA





Lajmet e fundit nga